Hedhja e kripës në gjellë te filmi “Përrallë nga e kaluara” është bërë precedent edhe në Fier. Por këtë herë nusja nuk i hidhte kripë vjehrrit, por burrit të saj nga xhelozia. Ky ka qenë version i bashkëshortit pas arrestimit të tij për dhunë ndaj gruas. Xhevi Selaj, 30 vjeç, u prangos për veprat penale “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi sipas Policisë, ai ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike dhe psi- kologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij. I riu ka deklaruar se e shoqja i hidhte shumë kripë gjellës me dashje për shkak të xhelozisë.
Ndërsa e shoqja është shprehur në polici se sherri bëhej edhe për një vezë të skuqur. “Nëse veza skuqej fort, ai më bërtiste dhe më dhunonte”, është shprehur gruaja në polici teksa ka kërkuar ndihmë. Mësohet se gruaja e dhunuar i ishte drejtuar disa herë policisë së Fierit për ndihmë, duke akuzuar të shoqin për dhunë sistematike.
Burimi: Panorama