Një krim në familje është verifikuar pasditen e së shtunës në zonën e Laprakës, në Tiranë, ku një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave agjentët e anti-krimit, të vënë në dijeni për ngjarjen, kanë arritur të arrestojnë shtetasin Edmond Doku, i dyshuar si autor i krimit.
Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se më herët çifti kishte depozituar një kërkesë për divorc në gjykatë për shkak të mosmarrëveshjeve.
Gjithashtu burimet shtojnë se viktima, shtetasja Rolanda Doku, e cila ka ndërruar jetë në spital, kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata.