Çfarë është Deja Vu ( Déjà Vu) dhe pse ndodh Déjà Vu? Shumë prej nesh e njohin mirë ndjesinë. Ti po bën gjërat e ditës, po sheh punën tënde…asgjë jashtë të zakonshmes. Krejt papritur, një ndjesi familjariteti të pushton të tërin, dhe je krejt i vetëdijshëm që po ndodh. Kam qenë më parë këtu. Por… në fakt nuk ke qenë. Mund të përpiqesh të shkosh prapa në kohë e të mendosh se kur e ke përjetuar këtë moment më parë.
Çfarë është Deja Vu ( Déjà Vu) dhe pse ndodh Déjà Vu?
Por sapo kjo ndjesi të pushton, ajo menjëherë zhduket. A ke parashikuar të ardhmen. A po shihje diçka që i përket një jete tjetër? Cfarë “dreqin” është déjà vu-ja? Nuk është për t’u habitur që déjà vu-ja si fenomen është shumë pak i kuptuar prej shkencës.
Megjithatë, ekzistojnë disa teori. Déjà vu-ja mund të jetë rezultat i një lloj “ngatërrese” në mënyrën se si ne po e ndjejmë dhe njëkohësisht perceptojmë botën përreth nesh. Ndoshta nuhasim di Déjà vuka të njohur, për shembull, dhe mendja jonë “transportohet” në çast tek momenti i parë kur e kemi ndjerë atë aromë.
Déjà vu-ja mund të jetë edhe një keqfunksionim mes qarqeve afatgjatë dhe afatshkurtër në tru. Informacioni që truri ynë merr në lidhje me mjedisin rrethues mund të bëjë një “rrugë të shkurtër”, drejt e në kujtesën afatgjatë, duke anashkaluar mekanizmat tipikë të transferimit të informacioneve të depozituar. Kur ne kemi një moment Déjà vu-je, ndjejmë sikur po përjetojmë diçka nga e kaluara jonë e largët.
Një rajon i trurit që quhet korteksi rinal, i angazhuar në pikasjen e gjërave të njohura, mund të aktivizohet në mënyrë të pashpjegueshme, pa aktivizuar qarqet e kujtesës. Kjo gjë mund të shpjegojë përse episodet e déjà vu-së duken kaq jospecifikë, atëherë kur përpiqemi që të gjejmë se kur e kemi përjetuar më parë atë moment të veçantë. Në fakt, disa pacientë me epilepsi e përjetojnë déjà vu-në në momentet kur i kapin krizat. Për këta individë, stimulimi eksperimental i korteksit rinal – dhe një pjese të madhe të vetë hipokampusit – shkakton déjà vu-në. Déjà vu-ja vlerësohet se u ndodh 60-70% të njerëzve dhe më e zakonshme është mse atyre nga 15 deri në 25 vjeç. A është e saktë ndonjë prej këtyre teorive? Mund të mos e marrim vesh kurrë. Në fund të fundit, një episod i déjà vu-së është krejtësisht i papritur dhe për shumicën prej nesh, tejet i rrallë. Studimet empirikë mbi këtë temë janë pothuajse të pamundur.
Burimi: balkanweb