Pasi përdorimi I duhanit mori një hov tepër të madh u shtuan dhe ide që gjasme për një tymosje sa më të pa dashme dhe disi fine, bashkë me duhanit të shtoheshin edhe substanca për të lënë një shije pas tymosjes së duhanit ose edhe një arom të këndshme. Dhe nga këto substanca ajo e mentes duket se është më e përdorshme.
Por kërkimet e reja kanë vërtetuar se një duhan me shije mente është shumë i rrezikshëm për shëndetin. Cigaret me mente dëmtojnë shëndetin më shumë se sa cigaret normale. Në këtë përfundim kanë mbërritur ekspertët e Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara.
Agjencia FDA (Food and Drug Administration) tha se cigaret me mente janë po aq toksike dhe të dëmshme për shëndetin sa edhe cigaret normale, por ndryshimi është se nisja e duhanpirjes me to është shumë herë më e lehtë se sa nisja me cigare normale dhe lënia, shumë herë më e vështirë.
Cigaret me mente janë një pjesë e rëndësishme e industrisë së duhanit, sidomos në Shtetet e Bashkuara ku gjejnë një treg të gjërë.
Por pavarësisht këtij përfundimi, FDA tha se nuk do të ndalojë shitjen e tyre, të paktën për momentin. Agjencia tha se do të kryhen këshillimet e nevojshme për të dalë në një vendim në një kohë të mëvonshme.