Humbja e kileve të tepërta në kushte shtëpie është një gjë e vështirë. Por me një dietë të mirë dhe me shume vullnet mund të arrihet që të humbni disa kile në javë. Këtë herë do sjellim një diete 1 javore per te humbur 5 kile.
Kjo dietë zgjatë 7 ditë dhe është shumë e rëndësishme që ashtu si çdo dietë duket t’i përmbaheni në mënyrë të rreptë. Me këtë dietë 1 javore do të mund të humbisni deri ne 5 kile në javë.
Programi i dietës 1 javore
Mëngjes
Mund të zgjidhni një nga këto fruta: 1 banane, 1 mollë, 1 grejpfrut, 2 kivi, 1 thel ananas të freskët ose 6 luleshtrydhe.
Mund të zgjidhni proteina nga një nga këto: 200 gr kos, 200 ml qumësht, 1 vezë ose 30 gr djathë.
Kurse për karbohidrate mund të zgjidhni: 1 fetë buke, 30 gr musli ose 2 krakers.
Mesditë
Zgjidhni një nga perimet: 1 tas karota, 1 tas lakër, 1 tas brokolo, 2 domate ose 1 tas spinaq.
Proteina mund të zgjidhni: 120 gr peshk, 120 gr mish, 120 gr pule ose 1 vezë dhe një të bardhë.
Kurse karbohidrate mund të zgjidhni: 1 tas makarona, 1 racion patate ose 1 fetë buke.
Darka
Në darkë mund të hani: 100 gr kos me një nga frutat: ½ tasi rrush, 1 thel ananas, 1 mollë ose një portokall.
E rëndësishme:
Duhet të pini shumë uji dhe në veçanti të bëni gjimnastikë sa të mundeni. Të gatuani me pak vaji, mishrat të jenë pa dhjam,pula pa të jetë pa lëkurë dhe bulmetet të jenë me yndyrën të ultë. Shmangni sa më shumë kripën, sheqerin dhe pijet freskuese me gas.
Kjo ishte një tjetër diete 1 javore për të humbur deri në 5 kile. Dieteat.Info