Nëse e keni dëgjuar nga tregtarët, kanë një shprehje që e përdorin, «Futu ne dyqan, mos bli gjë vetëm lërë pluhurin, ose që të duket se ka lëvizje në dyqan!». Por duket se ky fenomen është shtuar tej mase kohët e fundit, e madje aq shumë sa disa tregtarët janë mërzitur me këtë parim.
Pasi njerëzit futen në dyqan shikojnë e shikojnë mallin dhe pastaj futen në internet dhe nga aty i blejnë me çmime më të lira. Tani duke dashur që t’i japi fund kësaj situate, një pronar dyqani nga Australia shpiku një metodë prototip: ai u kërkon ‘klientëve’ të tij që të paguajnë 5 dollarë thjeshtë edhe vetëm nëse futen në dyqan sa për t’i hedhur një sy produkteve të tij.
Por në rast se vizitori tashmë bëhet klient dhe ble diçka, i zbresin automatikisht ato 5$ që pagoi në hyrje. Por është e qartë së një metodë e tillë nuk i jep zgjidhje këtij problemi dhe ka gjasa që dyqani të humbasë një pjesë të madhe të klientelës. Por gjithsesi ekziston dhe ajo pjesë e njerëzve që nuk ka ndërmend që t’i drejtohet internetit për të blerë gjërat me çmime më të lira, por do vetëm të humbasë mendjen duke parë dhe të gjejë diçka që i pëlqen për ta blerë…
Pra si në shumë raste koha është treguesi më i mirë për të parë nëse një veprim është i mirë apo jo./sq.siteluka.com/