Sapo mësoi se mësuesi do që të takoi prindërit…do të donte që toka të

hapej dhe ta përpinte të gjallë!
11vjeçari nga Spanja vuri të gjithë vendin në lëvizje për të bredhur dhe ta kërkonin vetëm e vetëm që prindërit të mos e mësonin se nuk shkonte mirë në mësime.
Pak para se prindërit të shkonin në shkollën e tij dhe të zbulonin rezultatet tij negative, vogëlushi i dërgoi të atij në mesazh në telefon. I shkruajti se e kishin rrëmbyer. I ati, me profesion policë, i telefonoi menjëherë vogëlushit. Fëmija duke u shtirur sikur ishte i shokuar filloji t’i përshkruante se kishte rënë viktimë e rrëmbimit në momentin kur kishte shkuar për të hedhur mbeturinat. I tha e kishin futur në një bagazh makine dhe nuk e dinte se ku po e çonin. Pastaj vogëlushi u shtir sikur telefoni nuk po kapte më valë dhe u mbyllë…
Menjëherë u lajmëruan forcat e rendit, u bënë njoftime nëpërmjet televizorit dhe radios, u morën masa të veçanta në kufirin me Portugalinë… u ngrit në këmbë i gjithë vendi.
Një moment i ati i fëmijës vuri re që mungonin çelësat e një shtëpie të dytë që kishte familja. I ati vendosi t’i hidhte një sy shtëpisë së dytë dhe… gjeti fëmijën e tij.
Vogëlushi rrëfeu se të gjithë këtë e bëri sepse u frikësua nga ideja se prindërit e tij do të mësonin për notat e ulëta që kishe në shkollë!