Farat e hurmave parashikojnë motin në dimër?
Zakonisht në shtator, në vende të ndryshme të botës njerëzit hapin disa fara hurme për të parë nëse dimri ka për të qënë i ftohtë apo jo. Nuk dihet se ku e ka zanafillën ky zakon por shumë njerëz me të vërtetë e bëjnë këtë gjë çdo vit.
Farat e hurmave parashikojnë motin në dimër?
Gjithë ideja pas kësaj, është se si është forma brenda farës, nëse është në trajtë luge ka për të qënë një dimër me shumë borë, nëse ka për të qënë në trajtë piruni, ka për të qënë një dimër i butë dhe nëse është si thikë ka për të qënë një dimër i acartë.
Më poshtë dhe ne, pasi hëngrëm disa hurma 🙂 hapëm farat e tyre për të parë se çfarë “thonë” dhe “parashikojnë” për dimrin 2015-2016. Në fotografinë e mëposhtme keni për të parë se të gjitha farat janë me formë luge.
Këto janë leximet e farave më datë 28 shtator në Fier, mesa duket duhet të përgatitemi për shumë borë.
Në videon e mëposhtme në Tennesee të Shteteve të Bashkuara, në një emision, flasin po për këtë temë, duke pyetur nëse me të vërtetë farat e hurmës mund ta përshkruajnë dimrin që do vijë.
..
..
Po ju i keni hapur farat e hurmave? Nëse po, na thoni në komentet tuaja nga po flisni dhe çfarë patë?
(për të bërë një eksperimet të vogël dhe për të parë nëse është e vërtetë)
Hengra disa hurma dhe 7 me dolen luge 3 pirunj dhe 1 thike
Interesante do ta kam ndërmend meqense është edhe koha e hurmave tani, se këta që parashikojnë motin po na gënjejnë 😛