Filmi UP 2009 (Lart ne qiell) kthehet ne realitet (video)

UP 2009 tani real
UP 2009 tani real

Me sa duket fantazia e njeriut nuk paska kufij. Dhe nuk e kemi fjalën për persona që u shkrepet diçka në mendje dhe duan që ta bëjnë realitet. Por për persona që kanë parë një film dhe kërkojnë që ta realizojnë. Nëse ju ka rënë në vesh, para disa kohësh një amerikan, kur ishte i vogël kishte parë një film që fliste për një luftë. Banorët e një fshati, për t’i shpëtuar forcave ushtarake, modifikuan motorin e një autobusi që të punonte duke e mbushur me copa druri. Kështu kur u rrit, ai bashkë me një shokun e vetë, modifikuan një motor që punon duke djegur dru. Interesante apo jo?

Filmi UP 2009 (Lart ne qiell) kthehet ne realitet (video)

Por tani fantazia ka shkuar në një cep tjetër. Pothuajse të gjithë kemi parë filma të animuar dhe e dimë që janë thjesht fantazi dhe për më tepër janë vizatime. Por ja që një tjetër amerikanë, i quajtur Jonathan Trappe, është fiksuar që ndodhitë e filmit për fëmijë. Ndodhit e filmit Lart në qiell (UP 2009) të Disney  kërkon ta kthej në realitet.

Amerikani Jonathan Trappe është nisur dje me më shumë 300 balona me ngjyra të ndryshme nga shteti verilindor i Meinit. Jonathan Trappe mendon se, me këtë metodë mund edhe të kaloi Oqeanin Atlantik pasi dhe profesioni i tij është aviator. Dhe duket se këtë gjë 39 vjeçari Trappe e ka marrë seriozisht pasi është specializuare në këtë fushë. Faktikish nuk e ka herën e parë pasi në vitin 2010 ai ka përdorur këtë metodë për të kaluar kanalin e Anglisë.  Ky udhëtim mund të jetë gati 4 mijë km. Udhëti mund të zgjasë, në varësi të motit, nga 3 në 6 ditë, duke u ulur diku në Marok ose Islandë.
[tube] https://www.youtube.com/watch?v=Oz4ErDX1wVA [/tube]

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x