Gërreu me thonj 6.000 shkallë për hatrin e një gruaje!

shkallet e Kinezit
shkallet e Kinezit

50 vjet më parë, Liu një djalë 19 vjeçar dashuroi një 29 vjeçare të ve me emrin Xu. Por, në atë kohë, ishte e pa pranueshme dhe jo e moralshme për një burrë të ri që të martohej me një grua më të madhe në moshë. Kështu që çifti për t’i shmangur paragjykimet e njerëzve por dhe të thashethemeve vendosën që të iknin dhe të jetonin në një shpellë në mal, në zonën e Jiangjin.

Në fillim, gjërat ishin të vështira pasi nuk kishin as gjë, as gjërat më të nevojshme si, uji, ndriçim elektrik dhe as ushqim. Duhet të jetonin duke ngrënë rrënjë dhe barishte nga mali, e ndërsa Liu ja arriti që të bënte një llambë me vajguri për të ndriçuar jetën e tyre. Kështu avash-avash pasi filluan të përshtaten me vështirësitë donin dhe të  shëtitnin, edhe përse në vështirësi, arritën që të bënin 7 fëmijë. Liu, kujdesej për të siguruar ushqimin, kurse Xu rriste fëmijët. Dhe të gjitha këto me dashuri dhe pa as një shqetësim. Të vetmin problem që kishin ishte fakti që Xu nuk mund që të zbriste malin, dhe si rezultat të ngelej pothuajse e izoluar në shpellë, në kontrast me burrin e saj që e kishte më të lehtë.

 

Kinizei qe gerreu shkallet me duar
Kinizei qe gerreu shkallet me duar

Kështu që Liu vendosi që t’ia lehtësonte bashkëshortes së tij këtë gjë, duke filluar që të gërmonte me duar shkallët një e nga një në mal. Për më tepër se 50 vjet gërmonte… rrugica që do t’ia bënte më te lehtë jetën gruas së tij. ‘Prindërit e mi ishin kaq të dashur, sa që jetuan të izoluar për shumë vjet pa iu munguar njëri tjetrit’, thotë Ming Sheng Liu, një nga 7-të fëmijët. Dhe kjo deri javën e kaluar, kur Liu, 72 vjeç sot, u kthye nga puna e përditshme dhe ra përdhe.


Xu e përqafoi dhe ai vdiq në krahët e saj… Tani shkallët që ai i gërmoi me duart e tij në mal ngelen për të kujtuar dashurin e tij të madhe  për atë… Historia e tyre përzgjidhet si një ndër 10 historitë më të mëdha që janë për dashurinë sot në Kinë, e ndërsa qeverisja lokale vendosi që ta kthej në përkujtimore si shpellën ku jetuan dhe shkallët e bëra me duar si një homazh për çiftin e dashuruar. Që dashuria e tyre të jetoj për gjithmonë…

 

shpella ku jetoi kinezi
shpella ku jetoi kinezi

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x