Disa gjerat pozitive te telefonave celular

Gjërat pozitive të telefonave celular ndonse nuk jam shumë për janë të dobushme.
Çdo vit ekspertë të shëndetësisë, drejtues dikasteresh dhe aktivistë mblidhen për të diskutuar sfidat e kujdesit shëndetësor global dhe ndihmesën që mund të japë teknologjia moderne për zhgjidhjen e këtyre sfidave. Takimi i sivjetshëm u zhvillua këtë muaj në Uashington dhe përqëndrohej në përdorimin e celularëve për të ndihmuar celulari ne dobi te mjeksispacientët në vendet në zhvillim. Korrespondenti Joe De Capua njofton:
Konferenca vjetore grumbulloi në Uashington ekspertë të sektorit privat, organizatave joqeveritare, qeverive dhe industrisë së teknologjisë.
Patricia Mechael është drejtoreshë e Aleancës mHealth që synon të shfrytëzojë kapacitetet që ofron teknologjia e telefonisë celulare për të zgjidhur krizat e shëndetësisë. Ajo shpjegon se ndërkohë që bota ka sot 7 miliardë banorë, ka gjithashtu rreth 6 miliardë numra celularësh. Kontinenti afrikan po përjeton rritjen më të shpejtë të këtij sektori dhe kjo teknologji mund të ofrojë shumë ndihmë në përgjigje të sfidave të shëndetit të nënës e fëmijës:

“Fillimisht puna u përqëndrua në efektin që mund të ketë telefonia celulare në luftë kundër virusit HIV dhe Sidës. Kemi përvojë të pasur në mënyrën se si kjo teknologji ndihmon për të ndjekur regjimin e mjekimit. Më pas u përdor edhe në luftë kundër malaries dhe tuberkulozit”.

Kirsten Gagnaire, drejtoreshë e Aleancës Celulare për Veprim për Shëndetin e Nënës shpjegon se çdo vit rreth 3 milionë foshnje vdesin nga probleme që shfaqen gjatë shtatzanisë apo gjatë lindjes. Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve, që regjistrohen në vendet në zhvillim, janë të parandalueshme nëse ka qasje tek informacioni i nevojshëm. Organizata e saj, shpjegon zonja Gagnaire, u dërgon mesazhe nënave, përmes telefonave celularë, për t’i informuar mbi shëndetin e tyre dhe të foshnjave:

  “Kemi dërguar mesazhe me informata për shtatzaninë si dhe për vitin e parë të jetës së foshnjes. Këto mesazhe dërgohen në konsultim me një komision shumë të specializuar ekspertësh të shëndetësisë”.

Informacioni, shpjegon ajo, mund të dërgohet me mesazhe zanore apo SMS:

  “Të marrim si shembull një grua shtatzënë në Bangladesh, e cila është regjistruar në një sistem që ofron mesazhe që lidhen me shtatzaninë e saj dhe e ndihmojnë në veprimet që bën. Për shembull asaj i dërgohen mesazhe për ta kujtuar kur duhet të bëjë vaksinat, apo çfarë masash të tjera parandaluese të ndërmarrë”.

Zonja Gagnaire e Aleancës Celulare për Veprim për Shëndetin e Nënës thotë se shpesh përdoruesit në vendet e zhvilluara e marrin si të mirëqënë lidhjen me internetin:

“Shumë njerëz në vendet e zhvilluara besojnë se gjithë bota është e lidhur me internetin. Por kur e mendon me kujdes se çfarë kërkon lidhja me internet, për shembull të dish si të kërkosh në Google, si të lexosh informacionin që gjen dhe si të analizosh se çfarë nënkupton ky informacion për ju – e gjithë kjo është e pamundur për një individ analfabet në një vend në zhvillim”.

 
Ajo shton se mesazhet për shëndetin mund të mos i dërgohen vetëm gruas shtatzënë, por bashkëshortit ose vjehrrës së saj që edhe të afërmit e gruas të dinë si të kujdesen për të.

Sfida kryesore në këto përpjekje është shfrytëzimi i informatave gjithnjë e më të pasura për t’i shërbyer kujdesit për pacientin dhe përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore.

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x