Të gjithë si qenie njerëzore dhe me vullnet të lirë për të menduar dhe logjikuar duhet të marrim vendime në jetë. Qofshin ato vendime te mëdha apo vendime të vogla shpesh kërkojmë mendimin ose këshillën e një miku të besuar. Por si e kemi referuar dhe në artikullin e parë Gjerat që ndikojnë për të marrë vendime të mençura janë tetë kërkime shkencore nga universitet më të njohura në mbarë botën insistojnë se janë 8 gjëra për njeriun aman, që as një herë nuk mund të marrë vendime të gabuara. Jeni dakord?
Fshikëza juaj: Po, dëgjohet pak e çuditshme. Por sipas një studimi, nevoja që kemi për të vizituar tualetin na bënë më të duruar, dhe na ndihmon që të marrim vendime më të mira. Gjatë kohës së studimit, një grup vullnetarësh pinë pesë gota me uji dhe një grup tjetër pinë thjeshtë disa gllënjka. Dyzetë e pesë minuta më vonë (që është pak a shumë koha që i duhet ujit për të shkuar deri tek fshikëza) u bë dhe mbledhja pjesëmarrësve: Mund të zgjidhnin midis një kartëmonedhe 16 dollarësh, të cilën mund ta merrnin po atë ditë dhe një kartëmonedhë 30 dollarësh, të cilën do të mund ta merrnin tridhjetë ditë më vonë. Në votimin që bënë, vullnetarët që bënin pjesë në grupin e parë zgjodhën të … mbanin kartëmonedhën më të madhe, e ndërsa ata të grupit të dytë që pinë vetëm disa gllënjka uji zgjodhën «më mirë pesë pare dhe në moment».
Në artikullin vijues do të zbuloni se kush janë ato gjëra që ndikojnë për të marrë vendime të mençura.