Hardhuca Agma dhe bishti i saj

Hardhuca Agma
Hardhuca Agma

Agma kërcen me lehtësi nga një sipërfaqe horizontale në një mur vertikal. Nëse sipërfaqja është e rrëshqitshme, hardhuca e humb disi ekuilibrin, por prapë ia del për bukuri të kërcejë te muri. Si? Sekreti qëndron te bishti i hardhucës.

Shqyrto faktet: Kur agamat kërcejnë nga një sipërfaqe e ashpër, ku mund të mbahen, në fillim fiksojnë mirë trupin dhe e mbajnë bishtin poshtë. Kjo i ndihmon të kërcejnë në këndin e duhur. Mirëpo, në sipërfaqe të rrëshqitshme, hardhucave zakonisht u merren këmbët dhe kërcejnë në këndin e gabuar. Megjithatë, kur janë në ajër, e ndreqin këndin e trupit duke e ngritur bishtin lart. Ky është një proces i koklavitur. «Hardhucat duhet të kujdesen ta çojnë bishtin tamam në këndet e duhura, që të rrinë vertikalisht»,—thuhet në një artikull nga Universiteti i Kalifornisë, Berkli. Sa më e rrëshqitshme të jetë platforma, aq më shumë duhet ta ngrejë bishtin hardhuca, që të bëjë një ulje të sigurt.

Bishti i agamës mund t’i ndihmojë inxhinierët të projektojnë automjete robotike më të zhdërvjellëta, që mund të përdoren për të gjetur të mbijetuarit pas një tërmeti a katastrofe tjetër. «Robotët nuk janë aq të zhdërvjellët sa kafshët,—thotë hulumtuesi Tomas Libi,—prandaj, çdo gjë që mund ta bëjë një robot më të qëndrueshëm, është një hap para.»

Check Also

Macja me nevrike ne bote!

Macja me nevrike ne bote! Pak e çuditshme apo jo? Faktikisht është shumë e njohur …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x