Ilaci me i mire kunder diabetit, sheqeri!

Ilaci me i mire kunder diabetit, sheqeri!

Bashkëpunëtorët e Institutit Kërkimor Shkencor të Jerusalemit kanë arritur në përfundim se sa më shumë glukozë të marrin qelizat e gjëndrave të prodhimit të insulinës, aq më aktivisht ndahen ato nga njëra-tjetra. Në një eksperiment laboratorik ata u hoqën Kavieve  deri në 80% të gjëndrave që prodhojnë   insulinë dhe, pas kësaj, kafshët humbën aftësinë e sintetizimit të saj, gjë që solli s’pasoj simptomat tipike të diabetit. Ndërkaq, pas katër javësh, përmbajta e sheqerit në gjakun e këtyre kafshëve u ul deri në nivelin e treguesve normal. Ç’ndodhi? Doli se shkak i kësaj ishte “lindja” në këto gjendura e qelizave të reja beta. Sipas teorisë tradicionale, qelizat beta nuk rigjenerohen, por faktet treguan të kundërtën. Natyrisht, ky rigjenerim i qelizave të dëmtuara ishte tepër i ngadaltë, por ama, ndodhi. Eksperimenti u përsërit dhe ndodhi e njëjta gjë derisa arriti që niveli i sheqerit në gjakun e Kavieve të arrinte normalitetin.Me anë të ndërhyrjeve, ata arritën të ulnin shpejtësinë e rigjenerimit dhe kjo tregoi se glukoza luajti një rol vendimtar në këtë proces. Pas kësaj, shkencëtarët larguan nga qelizat beta të Kavieve fermentimin e glukokinazit, që përgjigjet për zbërthimin e glukozës, me qellim e marrjes së energjisë. Mungesa e këtij fermenti, praktikisht, e ndaloi fare ndarje qelizave. Të gjitha këto tregojnë jo vetëm rëndësinë e jashtëzakonshme të glukozës për rigjenerimin e qelizave beta të gjëndrave të insulinës, por dëshmojnë edhe për faktin se mund të stimulohet veprimtaria e glukokinazeve me anë të preparateve të përshtatshme, pra, mund të ndikohet në shpejtimin e ritmeve të procesit. Veç kësaj, doli se në gjëndrat e sëmura të njerëzve (ato që prodhojnë insulinën) shtohet sasia e qelizave beta. Pra, mund të ndërhyhet që jo vetëm të ulet niveli i glukozës në gjak, por edhe të rigjenerohen vetë gjëndrat e prodhimit të të sëmurëve me diabet, natyrisht, kur atyre u ka mbetur ende një sasi e caktuar qelizash beta funksionale të shëndosha. Kjo hap perspektiva gjithashtu për të transplantuar në organizmin e sëmurë një sasi të caktuar qelizash. Sidoqoftë, këto studime janë ende në vazhdim dhe duhet kohë për t’i vënë në jetë.

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Cila është e vërteta e koronavirusi

Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja  më e re e …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x