Konsumimi i kafes është i dobishëm nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit, atëherë kur trupi është më i aftë për të konsumuar kafeinë, sipas Daily Mail. Ekspertët pohojnë se mënyra e vetme që dikush të nxjerrë dobinë e duhur nga konsumimi i kafeinës është që të pijë kafe fare pak pasi është zgjuar. Steven Miller shkencëtarë në fushën e neurologjisë nga Universiteti Shëndetësorë në Merliand, Uniformed Services University of the Health Science, deklaroi: “Momenti më i mirë për të pirë kafe është kur gjendja e kortizoli, hormoni i stresit, në trupin tonë është i ultë, pasi kafeina bashkëvepron me këtë hormon”.
I njëjti specialist vërtetoi se niveli i hormoneve në trupit janë veçanërisht të larta pasi jemi zgjuar por fillojnë që të ulen disa orë më vonë. Pra për këtë gjatë kësaj rënieje të nivelit të kortizonit, trupi ynë nxjerrë dobi më të plotë nga përdorimi i kafesë. Z. Miller vërtetoi gjithashtu se njerëzit që pinë kafe menjëherë pasi u zgjuan zakonisht donin në vazhdimësi të ditës më shumë filxhanë. Gjithashtu, sa vinte edhe donin kafe edhe më të fortë.
Prandaj, pas gjithë këtij studimi, është mirë që edhe ju ta provoni që ta shijoni kafen, për të nxjerrë sa më shumë dobi edhe nga përdorimi i saj gjatë orëve 90:30 deri 11:30. Jo se më vonë mund të jetë e gabuar, por gjatë këtyre orëve mund të nxirrini sa shume shumë doni nga kafeina që ka kafeja.