Kafshet vs Njeriu ( kafshet kryesojne )
Ndërsa janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike të Londrës, një studim i Kreg Sharp ka vërtetuar se kafshët janë më të forta se atletët, duke kaluar madje edhe rekordet më të mira. Sharp ka krahasuar shpejtësinë e një gepardi me atë të Usain Bolt në 100 metra dhe ndërsa xhamajkani e ka përshkruar këtë distancë në kohën 9.58, kafsha e ka bërë për gati gjysmë, 5.8 sekonda.
Qëniet njerëzore mund të vrapojnë maksimumi me 37,6 km/h, ose 10.4 m/s, ndërsa një gepard përshembull, shkon deri në 104 km/h. Ndërkohë, në peshëngritje, një elefant mund të ngrejë 300 kg me feçkë dhe të transportojë 820 kg pa probleme, një ari ngre deri në 455 kg, ndërsa gorilla deri në 900 kg. Për të përshkruar 800 metra, David Rudishës iu deshën 1 minutë e 41 sekonda, ndërsa një antilope 33 sekonda.
Edhe një kalë garash do të ishte më i shpejtë se Bolt, ndërkohë që në kërcim së gjati, rekordi i vendosur nga Majk Pauell prej 8,95 metra do të thyhej lehtësisht nga një kangur që hidhet 12,8 metra. Në kërcim së larti, Havier Sotomajor ka kërcyer 2,45 metra, ndërkohë që një peshk kokëgjarpër hidhet deri në 4 metra.
Burimi:BalkanWeb