Kinë, mjekët i ngjisin gjymtyrët të miturës

Një foshnje 8-muajshe është duke u rikuperuar në një spital në Kinë, pasi të dy krahët iu prenë nga gjyshja e saj. 

Incidenti ndodhi në krahinën e Shandongut, kur në një tentativë për të vrarë veten dhe mbesën, gjyshja prehu krahët e vajzës me sopatë, duke e lënë të vdiste nga gjakderdhja.

Më pas ajo preu edhe dorën e saj, por prindërit mbërritën në shtëpi vetëm pak minuta më pas dhe dërguan urgjent në spital gjyshen dhe mbesën.

Babai, mori me vete edhe gjymtyrët e së bijës, të cilat pas një operacioni novator  të parealizuar kurrë më parë, iu ngjitën vajzës përsëri me trupin.

Megjithatë, foshnja vazhdon të jetë në rrezik për jetën, ashtu si gjyshja e çmendur, e ndodhur në koma.

Nëse do të shpëtojë, e mitura do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të tjera për të rikthyer funksionalitetin e plotë të gjymtyrëve të saj të sipërme.

Burimi:Top-Channel

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x