Kopshti zoologjik me i ‘çmendur’ ne bote

Njeriu puth luanin
Njeriu puth luanin

Kopshti zoologjik Lujan, që ndodhet në Buenos Aires, është vërtet për tu përmendur në Mos e Beso Po Deshe pasi është një nga kopshtet zoologjik  më të diskutueshmi në botë pasi vizitorët nuk i admirojnë thjeshtë nga distanca, por munden gjithashtu që t’i ushqejnë kafshët me vetë duart e tyre ose për më tepër dhe mund të hipin në kurrizin e një luani!

Kopshti zoologjik me i ‘çmendur’ ne bote

Kësaj i thonë mos e beso po deshe sa do që të dëgjohet e pa besueshme, por përgjegjësit e kopshtit zoologjik në fjalë i lejojnë vizitorët që të afrohen shumë afër me kafshët e egra, duke lejuar madje dhe fëmijë të vegjël të tu afrohen tigrave apo të japin rrush arinjve!

njeriu dhe tigri
njeriu dhe tigri

Që nga viti 1994 që kopshti zoologjik është hapur nuk është regjistruar as një rast dhe ruajtësit kujdesen me çdo mënyrë për ndonjë ndërveprim të kafshëve dhe të njeriut.

njeriu dhe luanin
njeriu dhe luanin

Por çfarë është ajo që e bënë kafshët e egër që të sillen paqësisht me njerëzit? Shume mendojnë se kafshët drogohen, por përgjegjësit e kopshtit zoologjik e mohojnë kategorikisht këtë gjë. Duke argumentuar se nëse do ta bënin këtë vazhdimisht atëherë kafshët do të sëmureshin dhe do të ngordhnin.

femija dhe luani
femija dhe luani

Sipas Jorge Semino, drejtor i kopshtit zoologjik, sekreti fshihet tek metodat unike që përdorin gjatë kohës së rritje të kafshëve, gjithashtu janë mësuar që të vegjël me shoqërinë e njerëzve.

gruaja me luanin
gruaja me luanin

«E vetmja mënyrë që kafshët të afrohen me njeriun është që t’i stërvitësh me dashuri, mëshirë dhe respekt. Dhe të jeni të sigurt se kafshët do të jua shpërblejnë për atë që bëtë», thotë drejtori në lidhje me metodat që përdorin.

njeriu dhe arinjt
njeriu dhe arinjtë

Gjithashtu Juan José Bianchini, një biolog që kujdeset për kafshët e kopshtit zoologjik thotë:«Mësimet e para bëjnë që kafshët të humbasin instinktin e tyre për të sulmuar, pasi nuk do ju duhet të ndeshen me kafshë të tjera për të siguruar ushqimin, pasi është dhe arsyeje kryesore që i bënë kafshët të jenë agresive. Hanë vazhdimisht që të mos kenë uri që të mos e shikojnë vizitorin si një mundësi … ushqimi!».

gruaja me tigrin
gruaja me tigrin

Është për tu theksuar se për faktin se Buenos Aires është shumë afër me pyjet tropik të Brazilit, shumë gjëra ekzotike dhe kafshë të egra shiten si kafshët shtëpiake(si mund te shesim ne një lopë gomar apo mushkë). Personat që blejnë, aman, ju mërziten dhe kështu përfundojnë në kopshte zoologjike, ku ushqehen në mënyrën e duhur dhe mësohen që të jenë miqësorë me njerëzit.

njeriu dhe leopardi
njeriu dhe leopardi

Sigurisht, nuk janë të pakta reagimet e atyre që mbështesin se kafshët e egra nuk mund të jetojnë në robëri dhe për më tepër afër njerëzve. «E dimë që ky nuk është vendi  i tyre ideal për të jetuar një kafshë e egër, por shumë kopshte zoologjike, duke përfshirë dhe të tonin, që këtu kanë një mbrojtje si për ato kafshë që janë braktisur por dhe për ato që lindën ne kafaz…

tigri dhe njeriu
tigri dhe njeriu

… dhe të dini, se një kafshë që ka lindur në kafaz dhe ka kaluar vite të tëra me njeriun nuk mund të mbijetojë vetëm në ambientin e vetë natyror…» sqaron Jorge Seminο

luani dhe njeriu
luani dhe njeriu

Check Also

Fluturimet me te shkurtra me avion!

Fluturimet me te shkurtra me avion!

Fluturimet me te shkurtra me avion! Disa mund ta konsiderojnë udhëtimin me avion si diçka …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x