A e dini cilët janë binjakët që peshonin më shumë?
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7 Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979. Kurse Benny vdiq më 26 Mars 2001.
Binjakët më të gjatë
Kurse binjakët më të gjatë kanë qënë James Lanier dhe Michael Lanier me shtatë 228.6 cm. Të dy ishin lojtarë shumë të mirë basket bolli dhe luanin për kolegjet e tyre The University of Denver and UCLA.
Kurse binjaket më të moshuara janë Qiao Junior dhe Qiao Senior të lindur më 18 qershor, 1905, në Weifang City, Provinca Shandong të Kinës lindore. Të dy mbushën 104 më 18 qershor 2009. Çifti thuhet se ata janë ende të aftë dhe aktive.