Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për të t’u bërë pjesë e jetës sonë. Duke qenë që virusi nuk po eliminohet dhe shkenca mjekësore me gjithë angazhimin e plotë duket se është shumë larg prodhimit të ndonjë vaksine.
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19
Megjithëse e ardhmja për disa duket e zymtë, për disa duket se gjërat do bëhen më mirë. Por, sido që të jetë një gjë është e sigurt: karantina ka dëmtuar shumë ekonominë e çdo familje dhe shteti pavarësisht se sa i fuqishëm mund të jetë një shtet.
Si e përmendëm edhe më sipër që dëmet ekonomike me karantinën janë tepër të mëdha dhe mjerisht shteti shqiptarë me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë, duket se nuk mund të zgjatë në pafundësi karantinën. Dhe ky nuk është se është vetëm problemi i shtetit Shqiptarë, por i çdo shteti n botë. Duke u nisur nga kjo shumë shtet po fillojnë dalëngadalë të bëjnë disa lehtësime duke hequr disa nga kufizimet që janë marrë.
Plani i masave lehtësuese nga data 4 Maj
Duke filluar nga nesër (4 maj) do shtohen zonat e gjelbërta, gjë që u jep mundësinë shumë qytetarëve të lëvizin pa qenë nevoja që të marrin një autorizim. Gjithashtu taksitë mund të qarkullojnë lirisht duke patur deri në dy pasagjerë të së njëjtës familje. Dha ajo që ka shumë rëndësi për ata që janë riatdhesuar, por që qëndrojnë në hotele për karantinë, mund të rikthehen në familjet e tyre dhe të vetëkarantinohen.
Plani i masave lehtësuese nga data 11 Maj
Do të mund të hapen biznese me protokolle strikte të sigurisë si: parukeri, berberë, klinika dentare, dyqanet në qendra tregtare. Do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30. Gjithashtu, të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesat e tyre.
Plani i masave lehtësuese nga data 18 Maj
Do të hapen shërbimet bar restorant deri në orën 17:30 dhe shërbimi do të ofrohet vetëm në mjediset e jashtme të lokalit. Por edhe kjo sipas kushteve strikte të Protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndalohet rreptësisht çdo shërbim brenda lokalit.
Masat që mbeten në fuqi deri në një urdhër të mëtejshme të qeverisë janë: ndalimi i çdo aktiviteti kulturor apo artistik. Ndalohet gjithashtu çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në mjedise publike qoftë këto të mbyllura apo të hapura.
Me marrjen e këtij vendimi ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu u ka dërgua edhe një email informues të gjithë personave që janë regjistruar në portalin e-Albania të cilët kanë të aktivizuar marrjen e njoftimeve të rëndësishme nga portali ose qeveria. Në emailin e dërguar shkruan si më poshtë:
Ju përshëndes dhe uroj çdo të mirë familjarisht!
Faleminderit dhe respekt për gjithçka keni bërë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit, në këtë periudhë tronditëse për mbarë botën! Pa kontributin tuaj, nuk do t’ia kishim dalë dot kaq mrekullisht, sa deri tani. Por kujdes, e gjithë kjo arritje madhështore e përbashkët, mund të zhbëhet në pak ditë nëse nuk vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët, duke zbatuar rregullat e thjeshta që tanimë i dimë përmendësh. Sot Shqipëria, ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin tonë. Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve të terapi intensive është minimal. Teksa hapim ekonominë dhe lehtësojmë lëvizjen, gjithçka do të varet nga ne. Nga secili prej nesh. Që të mos kthehemi mbrapsht duhet të mos neglizhojmë ruajtjen e distancës 1.5 m nga të tjerët, dhe rregullat e tjera kur dalim nga shtëpia. Deri në mesin e muajit maj, lehtësimet e masave do të vazhdojnë drejt normalitetit të ri. Rezultatet e arritura së bashku, na bëjnë optimistë dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm, me kushtin që së bashku t’i ruajmë e thellojmë këto rezultate. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi me angazhim maksimal për shëndetin tuaj dhe lehtësimin e barrës që ka krijuar pandemia mbi familjen tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për të gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, por kemi bërë e do të bëjmë deri në fund më të mirën. Për ju dhe për Shqipërinë!
Me të mira dhe me besim se më e mira do të bëhet,
Ogerta Manastirliu
Burimi: sq.SiteLuka.Com