Nga e dinë këndesat se kur duhet të këndojnë?

Ora e brendshme e gjelit
Ora e brendshme e gjelit

Pothuajse në të gjithë botën këndesat njihen si ata që kanë një ‘orar fiks’ për të kënduar çdo mëngjes. Por si është e mundur një gjë e tillë? Nga e dine gjelat se kur duhet të këndojnë? Kanë një  ‘orë e brendshme’ që i tregon këndesave se kur duhet të ‘këndojnë’, sipas një hulumtimi nga Universiteti i  Nagoya të Japonisë. Ky rezultat u publikua në inspektimin shkencorë të Current Biology.

Nga e dinë këndesat se kur duhet të këndojnë?

‘Kënga e këndesave në shumë vende simbolizon agimin. Gjithsesi nuk është shumë e qartë nëse këndesi kakaris se ka ndonjë orë biologjike brenda tij ose thjeshtë ndikohet nga faktorët e jashtëm’ theksojë në deklaratë  drejtuesi i studimit, Takashi Yoshimura.

Në një përpjekje për të zgjedhur këtë mister hulumtuesit morën 40 këndesa dhe i vendosën në kushte me dritë të vazhdueshme dhe regjistronin çdo moment që këndonin.

Por u vërtetua se këndesat këndojnë çdo agim, pa marrë parasysh nëse kishte dritë apo jo. Fakt që përforcoi mendimin që këndesat kanë një orë të brendshme qarkore biologjike ditore (24 orësh) dhe që kakarisja e tyre nuk ndikohet shumë nga faktorët e jashtëm.


Tani studiuesit shpresojnë që të identifikojnë faktorët gjenetik që ndikojnë në sjelljen dhe të kafshve të tjera.
‘Akoma nuk e dimë se përse qenët kuisin dhe macet mjaullin. Na intereson se si funksionon ky lloj mekanizmi gjenetik dhe besojmë se këndesat janë një shembull shumë i mirë për këtë’ theksoi dr.  Takashi Yoshimura. /Mos e Beso po Deshe

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

2 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
Hono Lulu
10 years ago

“Nga e dinë këndesat se kur duhet të këndojnë?”

E kush tha qe e dine, mesa di une kur iu do qejfi kendojne! 😛

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x