Ndoshta është një nga krimet më të shëmtuara që është shkruar në një fletore policie. Një 28 vjeçar, në të aguar të 21 gushtit, vajti tek shtëpia e gjyshes së vetë në Patisia, të Greqisë, për t’i kërkuar para. Por ajo e refuzojë dhe kjo gjë e çojë në një fund tragjike. Brenda pak minutash u gjend e paketuar nga vetë gjaku i saj dhe e hedhur në një kosh plehrash në Rafina, Greqi.
Ishte, sipas burimeve policore, kritike për mënyrën e jetesës që bënte ai. Kishte braktisur bashkëshorten e vet me një bebe, as një vjeç, dhe bashkëjetonte me një tjetër me tre fëmijë.
E vrau me thikë duke e prerë në fyt dhe u largua nga shtëpia e 84 vjeçares, pasi e çoi kufomën në banjë. Në të gdhirë të ditës tjetër, u kthye në ndërtesë dhe pasi e preu me thikë dhe sharrë trupin, e vendosi në një qeskë mbeturinash dhe e transportoi me makinën e vetë, në fillim në shtëpi dhe po atë mbrëmje në koshin e plehrave ku edhe u gjend në Rafina, Greqi.
Për të ngatërruar policët, 28 vjeçari e bëri rrëmujë shtëpinë e gjyshes së tij që të dukej sikur e kishin grabitur. Mori sendet kozmetike, disa prej të cilave i shiti në disa dyqane të zonës.
Kërkimi i mamasë nga e bija bëri që të dyshohej për nipin. Faktikisht vrasësi kishte bërë ç’të ishte e mundur për të çorientuar organet policore. Por nuk ishte mendar këto: që mamaja do të kërkonte gjyshen e tij dhe se autoritete do ta vërtetonin me lehtësi pasi vendi që hodhi kufomën gjendej shumë afër me shtëpinë e tij.
Më 14 shtator, pra të premten e kaluar, çupa e 84 vjeçares e kërkojë, por nuk mund ta gjente. Vajti tek shtëpia e saj dhe e gjeti të kthyer përmbysë. Atëherë vajti për të njoftuar policinë. Policët filluan menjëherë kërkimet duke filluar nga rrethi i ngushtë familjar i 84 vjeçares. Morën shenjat e gishtërinjve nga shtëpia dhe ato ishin të njëjta me ato që ishin në koshin e plehrave në Rafina.
I përkitnin nipit 28 vjeçar. Vërtetuan gjithashtu se nipi banonte vetëm 2 kilometra larg vendit që u gjend kufoma. Kështu, u shoqërua për në rajonin e policisë të shtunën në mbrëmje. Ishte punë minutash për të kuptuar se ai ishte autori i krimit. Në shtëpinë e tij u gjendën stoli kozmetike të ndryshme, një sëpatë dhe pesë thika, gjithashtu edhe një çifte gjahu që e mbante pa lejë.