Nje histori e cmendur e nje te burgosuri lufte

Capt Robert Campbell
Capt Robert Campbell

Një ushtar britanik, që u lirua nga një kamp me të burgosur të Luftës së Parë Botërore në Gjermani për të parë nënën që po i vdiste, e mbajti premtimin e dhënë ndaj Perandorit gjerman dhe u kthyer sërish në burg.

Siç raporton Daily Mail, kapiteni Robert Campbell, 29 vjeç, u kap nga forcat gjermane pak pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë në korrik të vitit 1914. Por pas dy vitesh qëndrim në burgun e Magdeburg, ai mori një lajm se mamaja e tij, Louise ishte duke vdekur. Ai i shkroi një letër Perandorit Wilhelm II, duke iu lutur që ta lejonte të shkonte në shtëpi për të parë mamanë edhe njëherë.


Për çudi, lideri gjerman i dha lejen e kërkuar, duke e lënë të lirë oficerin britanik për dy javë, me kusht që të kthehej. E vetmja garanci ishte fjala e tij si oficer. Ai u kthye në shtëpi dhe kaloi një javë në dhjetor të vitit 1916 me mamanë që po vdiste nga kanceri. Më pas ai e mbajti premtimin dhe u kthye në burg, ku edhe qëndroi deri në vitin 1918, kur mbaroi edhe lufta. Historia e jashtëzakonshme është zbuluar nga historiani Richard Van Emden, 48 vjeç.

Burimi: GazetaTema

Check Also

Kafeja mund të ndihmojë për të humbur peshë

Kafeja mund të ndihmojë për të humbur peshë

Kafeja është një nga pije që preferohet nga miliarda njerëz. Gjithashtu kafeinën e shtojnë shumë …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x