Përdorimi i telefonit natën shkak për nota të dobëta dhe përgjumje!

Përdorimi i telefonit natën shkak për nota të dobëta dhe përgjumje!

Përdorimi i telefonit natën shkak për nota të dobëta dhe përgjumje! Adoleshentët para se të flenë shkëmbejnë mesazhe nëpërmjet telefonit me shokët, dhe të nesërmen janë të përgjumur dhe kanë nota të dobëta në shkollë, kështu deklaron një studimi amerikan i bërë kohet e fundit i cili u publikua në revistën Journal of Adolescence.

Përdorimi i telefonit natën shkak për nota të dobëta dhe përgjumje!

Grupi shkencor i Universitetit të Nju Xhersit studioi gati 3.200 adoleshentë dhe vërtetoi se gati 62% përdornin telefonin e tyre celular edhe kur tashmë ishin shtrirë, gati 57% shkëmbente mesazhe ose bisedonte nëpërmjet aplikacioneve të tjera ndërsa ishin në krevat dhe 21% zgjoheshin natën për të dërguar mesazhe me shkrim.

‘Studimi vërtetoi se shumë adoleshentë qëndrojnë zgjuar deri vonë duke përdorur telefonat e tyre, ndërkohë që duhet të flinin. Kjo sjellje është shumë e përhapur midis fëmijëve, sidomos midis atyre në gjimnaz. Dhe ajo që na shqetëson është se kjo ndikon në cilësinë dhe sasinë e gjumit, ndërsa ka ndikim negativ në notat në shkollë dhe në përgjithësi në vigjilencën mendore gjatë ditës pasuese’ sqaron dr. Vinest Bari, drejtor i studimit të Shkollës Shëndetësore dhe Shkencës Mjekësore në Universitetin e ‘Seton Hall’.

Edhe dr. Piter Polos që gjithashtu morri pjesë në studim plotëson se ‘adoleshentët të cilët gjumi iu prishej nga mesazhet që vinin, është logjike që të jenë në ankth gjatë natës. Është e njohur që drita që ndriçon ekranin e telefonit ndalon sekrecionin e melatoninës, hormon i cili nxit gjumin. Prandaj këta faktorë ndikojnë në çlodhjen e organizimit gjatë natës’.

Ja vlen të përmendet se hulumtuesit vërtetuan gjithashtu se përdorimi i telefonave celular para dhe gjatë kohës së gjumit përkeqëson edhe prirjen e adoleshentëve për të fjetur më vonë dhe të zgjohen më vonë mëngjesin pasues. Kjo sjellje tashmë ka sjell depresion, stresin dhe çrregullimin e përqendrimit.

‘Studimi tregoi se kufizimi i përdorimit të telefonit celular gjatë natës është shumë i rëndësishëm, pasi pushimi i darkës është i domosdoshëm për zhvillimin e trurit dhe për të nxitur procesin e të mësuarit tek fëmijët. Prindërit pra duhet të vënë rregulla të rrepta për përdorimin e aparateve të telefonave celular, sidomos gjatë kohës së natës’ theksohet në konkluzionin e studimit. /Sq.SiteLuka

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x