Perse bota nuk u shkaterrua dje

Shkaterrimi i botes
Shkaterrimi i botes

Përse bota nuk u shkatërrua dje? Është titulli i një dokumentari i bërë nga NASA i cili i dedikohet fundit të botës. Aq e bindur është NASA se Apokalipsi nuk do të ndodhë në 21 dhjetor sa ka nxjerrë që tani një video me titullin “Përse bota nuk u shkatërrua dje“. 

Perse bota nuk u shkaterrua dje

Duke nënvizuar “një për një” të ashtuquajturat “mite”, që rrethojnë fundin e kalendarit Maja, ekspertë planetarë e astronomë rrëzojnë idenë seDielli do të rrezatojë fort apo se një planet tjetër, Nibiru do të përplaset me Tokën.
Videoja duhet të ishte transmetuar më 22 dhjetor, por u vendos të hidhet në internet më shpejt. Në një mesazh të fortë e plot besim, agjencia Amerikane e Hapësirës shpjegon përse Apokalipsi i Majave nuk ka për të ndodhur.

Nëse jeni duke parë ketë video, një gjë është e qartë: bota nuk u shkatërrua dje“,kjo është fjalia me të cilen ajo fillon. Ekspertet pretendojnë se Nibiru, planeti fantazmë i zbuluar nga sumerët e lashtë, nuk ekziston fare dhe se teoritë e Apokalipsit janë ngritur mbi një keqinterpretim. Drejtori i qendrës së arkeo-astronomise, doktor John Carlson mendon se në të vërtete, kalendari i Majave nuk përfundon 21 dhjetorin e 2012-s.
Nuk ka asnjë profeci të tyre mbi fundin e botës, këmbëngul Carlson që e studion këtë fenomen prej vitesh. Në këtë datë thjesht mbyllet një cikël që besohet të jetë mbi 5.000-vjeçar, e pastaj sistemi i kalendarik rinis nga e para. Numri 13 ishte shume i rendësish për Majat, vazhdon Carlson dhe fundi i këtij cikli do të jetë vërtet një moment i rendësish, por asgjëkund nuk thuhet se ai nënkupton shkatërrimin e botës.

 

Burimi: Top Channel

Check Also

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës!

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës! E keni lexuar lajmin për rrugët elektrike, tani …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x