Shkencëtarët nuk e shpjegojnë dot pse të gjithë njerëzve në planetin tonë gogësijnë par u hapet goja, e zakonisht disa herë në ditë. Madje edhe foshnjave në bark të nënës u hapet goja. Po kështu edhe iriqëve, strucave, gjarpërinjve dhe peshqve. Për këtë ka plot teori, shpesh kontradiktore, por asnjëra nuk i kënaq të gjithë studiuesit. Shumë shkencëtarë kanë hedhur idenë se një arsye pse hapim gojën e mbushemi me ajër (gjë që zgjat mesatarisht gjashtë sekonda), është që të furnizohet më shumë truri me oksigjen.
Megjithatë, siç thuhet në revistën Science News, «deri tani studiuesit nuk kanë gjetur prova që ta mbështetin këtë hamendje». Studime të reja të bëra te minjtë, tregojnë se «gogësima mund të jetë si një termostat,
pasi ftoh trurin e mbinxehur». Megjithatë, arsyen e saktë askush nuk e di.