Peshqiret objektet me te ndotura ne shtepi! Mund të dëgjohet pak e çuditshme por një studimi në Arizona ka nxjerrë këtë përfundim. Dhe bëhet fjalë për një studim të bërë në Amerikë le të mendojmë pak se çfarë mund të bëhet në shtëpitë tona!
Peshqiret objektet me te ndotura ne shtepi!
Harrojini duart dhe ndenjësen e tualetës. Peshqirët janë më «pasura» në baktere, sipas studimit të bërë në Universitetin e Arizonës. Dhe të mos ju shkoj mendja vetëm tek peshqirët e kuzhinës, por edhe në peshqirët e banjës ka një mizëri mikrobesh që janë aq të rrezikshme sa mund të bëhen serioze për shëndetin.
Por përse paska kaq shumë mikrobe në peshqirë? Kjo ndodh për dy arsye: e para, peshqirët mund të qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë, duke iu lejuar mikrobeve të shtohen, dhe e dyta, për faktin se përdoren në vendet më të ndotura të shtëpisë.
Hulumtuesit amerikan vërtetuan se bakteret e prapanicës, që gjenden në plehra dhe mund të shkaktojnë helmim ushqimi dhe diarre, identifikohen gjithashtu rreth 89% tek peshqirët e kuzhinës, ndërsa Helicobacter Pylori rreth 25,6% tek peshqirët.
Shkencëtarët besojnë se në përgjithësi peshqirët ka mundësi të jenë më të ndoturit me baktere nga të gjitha sendet e tjera, sepse përdoren për të fshirjen e duarve dhe të sipërfaqeve që mund të kenë rënë në kontakt me mish të njomë.
“Është shumë e lehtë për tu infektuar, si për shembull kemi fshirë duart tona me një peshqirë dhe në vazhdim kapim një ushqim tjetër ose prekim gojën tonë dhe kështu infektohemi edhe vetë ne. Peshqirët e fytyrës dhe të trupit mundet gjithashtu të ndihmojnë në përhapjen e viruseve në anëtarët e tjerë te një familje, në raste kur përdoret vetëm një peshqirë. Dhe si përfundim, larja në lavatriçe mund të mos jetë e mjaftueshme, për dezinfektimin e tyre”, shpjegon Çarls Gerba, shkrimtar i hulumtimit.
Gjithashtu, një studim i veçantë vërtetoi se bakteret mund t’i mbijetojnë larjes dhe tharjes. “Bakteret e prapanicës, Helicobacter Pylori dhe Salmonella mbijetojnë në peshqirët e kuzhinës madje edhe mbas larjes dhe tharjes”, thuhet në përfundimet e studimit.
Hulumtuesit këshillojnë të zhyten për rreth dy minuta pëlhurat në klor dhe më pas të lahen, pasi kjo mund të pakësoj numrin e baktereve që mbijetojnë. Profesor Andoni Hilton, shef Biolog dhe Shkencëtar Biomjekësor në Universitetin e Aston në Angli, shton se, peshqirët të lahen në temperaturë të lart për të eliminuar bakteret e mbartura.
“Kohët e fundit ekziston një prirje që të lahen rrobat në temperatura të ulëta për të ruajtur pëlhurat nga dëmtimi. Por, nëse fëmija juaj nuk është mirë, dhe ka vjellë, atëherë duhet të lani rrobat, mbulesat dhe peshqirët në temperatura të larta, pasi shumë mikrogjallesa durojnë dhe në 37 gradë celsius”, sqaron z. Hilton. /sq.siteluka.com
Visitor Rating: 5 Stars