Fjalët janë të tepërta, pasi edhe videoja që është në fund të artikullit i «thotë» të gjitha. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e FC Barcelona me kompaninë e fluturimit Qatar Airwasys dhe slogani i tyre « A team that unites the world» (skuadra që bashkon botën), gjithashtu edhe emrat më të dëgjuar të kësaj skuadre ( që i përkasin skuadrës spanjolle) shfaqen në role reklamuesish. Ja vlen të shikoni edhe nëse nuk jeni fansa të futbollit!
FC Barcelona zgjodhi Qatar Airways si partner të parë tregtar në 114 vjet histori të këtij klubi. Duke bërë kështu një fushat për të festuar këtë bashkëpunim, «vizitojmë» një ishull fantastik për simpatizantët e Blaugrana, tokën që qeveriset nga FC Barcelona.
Në ishull do të gjeni simpatizantë nga çdo cep të planetit që jetojnë bashkë me lojtarët e këtij sezoni dhe përbindëshat e Barçes së kaluar. Një ven ku njerëzit ndajnë dashurin e tyre për lojën e bukur të futbollit. Për më tepër shikoni videon:
[tube] http://www.youtube.com/watch?v=JkTsyll1SUo [/tube]