Fotografi mbresëlënëse nga maja e Piramidës së Madhe të Gizës po shpërndahen në internet nga një grup fotografësh rusë. Vital Raskalov dhe shokët e tij, u kacavarën në mënyrë të jashtëligjshme deri në pikën më të lart të Piramidës të Keopsit. Sipas të thënave të tyre, ata mbërritën herët ndërsa ishte akoma hapur ambienti arkeologjik dhe ndenjën të fshehur nga rojat deri sa ikën dhe vizitorët e fundit. Dhe kur u errësua ata filluan këtë peripecie duke u ngjitur deri në majën e piramidës.
As burgimi me dënim nga 1 deri në 3 vjet nuk arriti t’i pengonte rusët, të cilët ia arritën që të zbrisnin dhe të largoheshin pa i kuptuar njeri. «Ngela pa fjalë», shkroi njëri nga fotografët në një titull të bashkëngjitur me fotografitë dhe gjithashtu plotësoi : «Ndjeja një gëzim rrëqethës, dhe shumë lumturi».
Ndonëse i publikojmë fotografitë e bëra sepse janë vërtet mbresëlënëse por e dënojmë në mënyrë kategorike aktin e fotografëve rusë. Këto monumente kërkojnë respektin e të gjithëve për të vazhduar udhëtimin e tyre të gjatë që të ekzistojnë edhe në të ardhmen.