Saharaja u kthye ne shkretetire per nje ‘çast’ Është vërtetuar se zona në të cilën sot gjendet Saharaja nuk ka qenë gjithmonë shkretëtirë, por në të kaluarën, madje të kohëve të fundit, ishte një zonë me shumë bimësi, liqene dhe me një ekosistem të zhvilluar. Madje shkencëtarët janë në debat për idenë se kur filloi dhe kur përfundoi procedura e shkretëtirës e kësaj zone të stërmadhe që mbulon pothuajse të gjithë Afrikën e Veriut. Një studimi i ri i bërë nga një grup shkencëtarësh Amerikanë referon se transformimi i Saharës nga «oazë» në një shkretëtirë u bë gjatë një periudhë shumë të shkurtër për shkak të ndryshimit klimaterik të menjëhershëm.
Saharaja u kthye ne shkretetire per nje ‘çast’
Para 11 mijë vitesh në Afrikën e Veriut filloi një periudhë klimatike që zgjati 6 mijë vjet. Kjo periudhë është quajtur nga shkencëtarët «Periudha e Lagësht Afrikane» dhe gjatë kohës së saj zona e Saharës kishte një bimësi të madhe, ekzistonin liqene dhe atje jetonin shumë lloj kafshësh ndër të cilët dhe hipopotam, elefantë dhe gjirafa. Studime të ndryshme që janë bërë kohët e fundit mundohen që të vërtetojnë se kur, si dhe përse u kthye nga një zona jeshile në një shkretëtirë. Disa mendojnë se kjo procedurë ishte e ngadaltë dhe ndodhi në mënyrë graduale gjatë kohës së Periudhës së Lagësht.
Grupe shkencëtarësh amerikanë pohojnë të gjitha ndodhën shumë shpejtë. Sipas shkencëtarëve, në këtë ndryshim morën pjesë ndryshimet e menjëhershme klimatike të cilat zhdukën gjelbërimin dhe ujin duke e kthyer vendin në shkretëtirë gjatë një periudhe të shkurtër kohore nga 100-200 vjetësh. Nëse shkencëtarët e MIT (Massachusetts Institute of Technology) kanë të drejtë atëherë Saharaja rreth 5 mijë vjetësh më parë ka qenë krejtësisht e kundërta e asaj që shikojmë sot ne.