Shpërnguljet e detyruara në Kinë

Shpërnguljet e detyruara në Kinë janë rritur në mënyrë drastike në vitet e fundit, ndërsa autoritetet i japin përparësi zhvillimit të biznesit, pa llogaritur të drejtat e banorëve vendas.Foto e improvizuar Foto e improvizuar Alarmi u dha ditën e enjte ngaAmnesty International”, që i konsideroi shpërnguljet e detyruara si një prej “shkeljeve më të rënda” të të drejtave të njeriut.
Edhe më shqetësues, është fakti se presioni nën të cilin vendosen zyrtarët vendas për të arritur norma ekonomike të imponuara nga qeveria qendrore, e bën edhe më të vështirë konsiderimin e nevojave të banorëve të shpronësuar.

Si rrjedhojë e kësaj praktike të gjithëpërhapur, protesta të shumta janë realizuar në shumë krahina të ndryshme të Kinës, shumë prej të cilave janë shtypur me ashpërsi prej autoriteteve.
Në bazë të kushtetutës, e gjithë toka në Kinë i përket shtetit, ndërsa pushteti lokal ka në dorë të caktojë zona të ndryshme për zhvillimin ekonomik dhe industrializim.
Disa vite më parë, pothuajse tre milionë banorë u zhvendosën pas ndërtimit të hidrocentralit më të madh në botë, në Kinën qendrore, ndërsa me dhjetëra mijëra banorë u detyruan me dhunë të largoheshin nga banesat e tyre në Pekin, pasi në atë zonë u ndërtuan komplekset olimpike që pritën Lojrat e viit 2008.

Burimi: Top-Channel

Check Also

Vagona ne fund te oqeanit!

Foto mund t’iu duken pak anormale, por faktikisht nuk janë montazh por janë foto reale. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x