Shqiperia vendi me internet falas

Shoqëria “Eutelsat Communications” ka bërë me dije dje përmes një deklarate zyrtare se është përzgjedhur nga Qeveria Shqiptare përmes Shërbimit Postar Shqiptar si operatori që do sigurojë lidhjen e 850 zyrave postare, shkollave dhe zyrave të qeverisjes vendore nëpër zonat rurale, si pjesë e “Axhendës së Moshës së Komunikimeve Dixhitale”, nismë e ndërmarrë në kuadrin e rritjes së aksesit në internetin publik për qytetarët shqiptarë. Lajmi është pasqyruar në disa media evropiane, veçanërisht ato me profil teknologjik. Aksesi për zyrat e shkollat shqiptare do të garantohet nga dega “Skylogic” e “Eutelsat” përmes satelitit, shkruante “Heraldonline.com”.

Territori i thyer
Në një deklaratë për shtyp, drejtori i ekzekutiv i “Skylogic” siguronte se përdoruesit shqiptarë do të përfitojnë menjëherë nga ky shërbim. “Shërbimet tona satelitore për bandën e gjerë, të siguruara përmes KA-SAT parashikojnë garantimin e aksesit te shërbimet broadband për të gjithë përdoruesit nëpër Evropë e në rajonin e Mesdheut. Dhe ky akses në bandën e gjerë është i mundur sot, jo nesër, as pasnesër. Jemi shumë të kënaqur që gjendemi të përfshirë në këtë nismë kaq të rëndësishme për t’u ofruar shërbimet tona qytetarëve shqiptarë”, – tha titullari. Siti citonte Kryeministrin Sali Berisha, sipas të cilit terreni i thyer shqiptar linte jashtë investimeve infrastrukturore në kuadrin e aksesit në internet një numër të madh zonash në vend. “Në vendin tonë kemi një terren shumë të veçantë, dhe është shumë e rëndësishme që fshatrat, qytezat e qytetet tona, të mos vuajnë e të mos ndihen të diskriminuara prej faktit që sektori privat nuk investon në infrastrukturën e bandës së gjerë nëpër këto zona të largëta apo me terren të thyer. Duke licencuar kompanitë private në ndërtimin e rrjeteve të veta qeveria ka arritur ta zgjerojë infrastrukturën e shërbimit të bandës së gjerë. Pjesa e mbetur në fund mund të kompletohet nga sektori shtetëror, apo në partneritet me sektorin privat. Gjithashtu mund t’i kalohet sektorit privat përmes Shërbimit Postar Shqiptar. Si rezultat, shumë shpejt do të kemi më shumë se 1 mijë pika që do të ofrojnë internet falas nëpër gjithë territorin shqiptar”.

“Eutelsat Communications”

“Eutelsat Communications” është një shoqëri Holding që ka në zotërim 29 satelitë që mbulojnë gjithë Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe pjesë të rëndësishme të Azisë dhe Kontinentit amerikan. “Eutelsat” është një prej tre kompanive satelitore lider në rang botëror. Deri në verën e vitit 2012 rezulton se satelitët e kompanisë transmetojnë më shumë se 4,250 kanale televizive për më shumë se 200 milionë shikues kabllorë e satelitorë në Evropë, Lindjen e Mesme e në Afrikë. Satelitet e grupit ofrojnë gjithashtu një gamë të gjerë shërbimesh telefonie të lëvizshme e fikse, rrjete korporatave dhe tregje me bandë të gjerë për ofrues shërbimesh interneti, ashtu si dhe shërbime në transportet rrugore e detare.

Burimi: Balkanweb

Check Also

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës!

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës! E keni lexuar lajmin për rrugët elektrike, tani …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x