Kompania e parë që fluturon për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës filloi misionin e saj të parë për dërgimin e furnizimeve në laboratorin hapësinor, në kuadrin e një kontrate me vlerën e 1,6 miliardë dollarëve me Agjencinë Amerikane të Hapësirës, NASA.
Raketa Falcon 9, e ndërtuar nga kompania Space X me bazë në Kaliforni, u nis nga qendra Canaveral e Floridës, duke mbajtur mbi vete kapsulën Dragon për t’u ankoruar të mërkurën në Stacionin e Hapësirës. Dragon po çon në laboratoin orbital 455 kilogramë furnizime dhe pritet të sjellë në Tokë thuajse dyfishin e kësaj sasie.
Space X e përfundoi me sukses një provë në muajin maj, hera e parë që në hapësirë dërgohen furnizime nga një kompani private. Misioni aktual është i pari i 12 fluturimeve me furnizime për në laboratorin orbital, sipas kontratës së NASA-s me kompaninë private. Kapsula Dragon pritet të kthehet në Tokë më 28 tetor.
Burimi: Zeri i Amerikes