Takimi im i pare me luanet! Nicolai Freederik Bonnén Rossea është një gazetarë dhe një fotografë i një gazete të Danimarkës, udhëton, shkruan dhe fotografon rreth e qark botës. Udhëtimi i kohëve të fundit i la mbresa të mëdha, fotografi dhe ndjenja emocionale më të mëdha nga të gjitha. Lidhja e tij me botën e egër i ndryshoi pikëpamjen për mënyrën se si përballonte gjërat dhe në veçanti studimi i tij me luanët në shkretëtirën e Kallaharit, në Afrikën e Jugut, e bëri «një njeri më të mirë» si referohet ai vetë në përshkrimin e tij.
Nicolai qëndroi 12 ditë në qendrën e botës së egër në shkretëtirë dhe jetoi në kushte të vështira, me temperaturë që shkonte nga 38 gradë celsius ditën në më pak se 10 gradë celsius natën, ndërsa kontakti i tij me luanët ishte në zbulim e sipër. Nuk u rrezikua asnjë herë nga kafshët e egra, por përkundrazi, ishin shumë miqësore me të dhe shumë të qeta. «Dashuria që më treguan nuk mund të përshkruhet me fjalë. Madje as fotografit që kam bërë nuk mund të shkojnë kaq thellë. Vetëm një ide japin se çfarë ndodh realisht me ato kafshë. Nuk e di nëse do të mund ta ribëja por ishte hera e parë për mua», pohon gazetari. Por imazhet e tij, bardh e zi apo edhe me ngjyra të mahnitin. Mundohuni të përjetoni edhe ju sadopak emocionet që ka pasur Nicolai duke vështruar imazhet e më poshtme.
Janë vërtet mahnitëse, apo jo? Besoj që të gjithë do të donim që edhe netë përjetojmë një ditë këto emocione ku të mund të përqafojmë pa frik ato që tani i quajmë kafshë të egra, për që brenda tyre tregojnë se edhe ato kanë ndjenja. Hidhini edhe një sy këtij artikulli të ngjashëm: Kopshti zoologjik me i çmendur në botë