Zona 51 ( Area 51) behet publike me ne fund

Area 51 Nevada
Area 51 Nevada

Për arsye të panjohura ende, qeveria ka pranuar më në fund se “Zona 51”, këndi i gjuetarëve të alienëve dhe një përdorim i figurshëm e i guximshëm i filmave shkencorë, është një vend real në shkretëtirën Mojave, rreth 100 milje në veri të Las Vegasit.

“Herën e fundit që vizitova ‘Zonën 51’, ajo nuk ekzistonte, por duke nisur nga kjo fundjavë ajo ekziston zyrtarisht”, deklaron një punonjës i arkivës së Sigurisë Kombëtare, për “Washington Post”.

Ajo, me sa duket, nuk strehon specie të shëmtuara si jashtëtokësorët, por të paktën njerëzit mund ta shohin vendin në hartë.

“Zona 51” është konfirmuar në dokumentet jo sekrete të CIA-s, të publikuara online gjatë së enjtes nga Arkiva e Sigurisë Kombëtare, në Universitetin “George Washington”.

Një studiues i paepur ka siguruar një raport nga CIA, në lidhje me historinë e aeroplanit spiun “U-2”, që u testua dhe operoi në “Zonën 51”.

Ushtria, e cila ka nën kontroll bazën, ka mohuar gjithnjë se “Zona 51” u emërua nga pseudonimi i famshëm i saj, që preferonte një përcaktim në lidhje me një zonë të kripur pranë liqenit Groom, një rrip toke për uljen e “U-2” dhe avionëve të tjerë të vjedhur.

“I nderuar, nuk ka asnjë emër”, tha një prokuror i “Air Force” në një gjykatë federale në 1995. “Nuk ka asnjë emër për zonën operuese pranë liqenit Groom”.

Seanca dëgjimore ishte pjesë e një çështjeje helmimi mjedisor, i ngritur nga punonjësit e “Zonës 51”, që thoshin se ishin sëmurë nga ekspozimi ndaj kimikateve toksike, përfshi veshjeve anti-radar dhe materialeve të tjera të klasifikuara, të djegura në gropa të hapura në atë bazë.

Për vite me radhë, punonjësit kishin udhëtuar nga Las Vegas në “Zonën 51”. Disa prej tyre kishin vdekur pas shfaqjes së skuqjeve të çuditshme në lëkurë dhe pas problemeve respiratore.

Ata nuk mund t’i thoshin të tjerëve se çfarë bënin atje, kishin nënshkruar betime të sigurisë kombëtare, që i ndalonin të jepnin informacione shpjeguese për objektin buxhetor të fshehtë, ku testoheshin edhe bombardues të vjedhur.

Por, disa prej tyre u bënë paditës në çështjen kundër qeverisë, të ngritur nga profesori i ligjeve në Universitetin “George Washington”, Jonathan Turley.

Ajo çështje detyroi punonjësin e Arkivës të shkonte në “Zonën 51” në 1997. Ai shpresonte ta shihte bazën nga larg. Kishte dëgjuar se mund të shihej nga disa pika të favorshme, mund të dukej si mirazh. Por, ai nuk kishte tentuar të kalonte perimetrin, ku një shënim paralajmëronte shkelësit se do të përballeshin me juridiksionin e ligjit ushtarak.

Shumë gjë e rrezikshme. “Përdorim i Autorizuar i Forcës Vdekjeprurëse”, lexohej në shënim, duke cituar Aktin e Sigurisë së Brendshme të vitit 1950.


Në 1955, presidenti Dëight D. Eisenhower “aprovoi shtimin e këtij rripi toke, të njohur si “Zona 51”, në vendin e testimeve të Nevada-s”, sipas historikut jo sekret të CIA-s, që u publikua si program vetëm në 1992. Ai u publikua me shumë redaktime nga versioni i vjetër dhe punonjësi i Arkivës së Sigurisë Kombëtare, Jeffrey Richelson, pa një kopje në 2002. Ai dorëzoi një kërkesë për një Akt të ri të Lirisë së Informacionit në 2005 dhe dokumentet u risollën 1 muaj më vonë, këtë herë me më pak redaktime. Në të ishin referencat e para mbi “Zonën 51”.

Por, pse u ngrit më në fund perdja e errët? “Kjo është diçka që ne nuk mund t’i përgjigjemi”, tha të premten Richelson. “Një nga gjërat që dua të zbuloj është gjeneza e këtij vendimi: Përse ata nuk e redaktuan atë?”. / Top Channel

Check Also

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës!

Rrugët gjermane të parat për kamionë vetëlëvizës! E keni lexuar lajmin për rrugët elektrike, tani …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x