5 pyetje në lidhje me trupin marrin përgjigje

Pothuajse të gjithë kemi dëgjuar shprehje të tilla si, ‘gjymtyrët rriten ndërsa plakemi‘, ‘A bien vërtet erë të moshuarit‘, madje dhe ‘më dhembë këmba ime, prandaj do të bjerë shi‘. Pra tani ka ardhur momenti që të gjithë këto pyetje të marrin një përgjigje, dhe jo vetëm këto por dhe disa pyetje që na kanë shqetësuar deri më sot.

1.) A rriten këmbët ndërsa plakemi?
Sipas Reader’s Digest, kjo ka shumë gjasa që të ndodhë. Për më tepër, me kalimin e viteve, tendinat konsumohen dhe lidhja me këmbët mund të dobësohet. Dhe kjo si pasojë e kësaj ngaqë këmbët rriten shkakton në hark (kryesisht tek këmbët). Por faktikisht kjo gjë nuk ndodhë tek të gjithë, edhe përse në shumicën e raste është tek persona mbi peshë, që kanë këmbë të ënjtura ose nyejt e këmbëve ose ata që vuajnë nga ndonjë lloj sëmundje, siç është diabeti. Por natyrisht nëse kjo nuk ndodh, rritja mesatare është gati një numër këmbe më i madh deri në moshën 70 apo 80 vjeç.

2.) A bien vërtet erë të moshuarit?

A vine ere te moshuarit?
A vine ere te moshuarit?

Po, por sipas një studimi të kohëve të fundit ka treguar se çdo moshë ka erën e saj. Kështu që ekziston një erë  karakteristike për moshat e mesme dhe një erë për moshat më të vjetra. Ky studim gjithashtu vërtetoi, se të moshuarit kanë një erë pak më të lehtë dhe një erë më të kënaqshme nga moshat e mesme dhe ajo e të rinjve. E çuditshme por e vërtetë!

3.) A munden njerëzit që të… parashikojnë kohën?

Pothuajse të gjithëve na ka rastisur që të dëgjojmë shprehjen «më dhembë këmba mua prandaj do të bjerë shi! » mund të jetë pak më shumë se një mit popullor dhe arsye ndoshta është në presionin atmosferik, e cila vazhdimisht «bie» pak para përkeqësimit të kushteve atmosferike. Kjo rënie do të mund të shkaktonte një «zgjerim» të indeve të trupit, e cila arrin të shkaktoi ënjtje ose dhimbje. Efekti është i vogël, por personat që kanë artrit ose infeksion të gjymtyrëve arrin që ta kuptojnë shumë shpejtë këtë ndryshim. Një shembull karakteristik zbulon studimi i bërë nga Universiteti i Tufts më 2007, i cili vërtetoi, se çdo rënie  e temperaturës ( 10 gradë celsius) korrespondon me një rritje të vogël të dhimbjeve, që shkaktohet në gjunjë.

4.) Përse gratë kanë më shumë ftohët se burrat?

perse kane grate ftohet
perse kane grate ftohet

E vërteta është se, gratë kanë një përqindja më të lartë dhjami në trupin e tyre dhe kjo gjë bënë që në brendësi të jenë më të nxehta. Me gjithë këtë, fakti që i banë organet jetësore më të ngrohta nuk do të thotë se ndodh e njëjta gjë me pjesën tjetër të trupit dhe me gjymtyrët. Madje studimi tregoi se, kur një grua ekspozohet në të njëjtën temperaturë me atë të një burri, kapilarët e gjakut tek gishtërinjtë tkurren më shumë nga ato të një burri dhe kjo është dhe arsyeja se përse ato kanë më shumë ftohët.

5.) Përse kur mbajë frymën na pushon lemza?

Teoria thotë se, kur dikë «e zë lemza» dioksidi i karbonit në gojën e tij (pra që të mos marrë frymë) e ndihmon që të mbyllë diafragmën nga shkëputjet e vogla që bënë, domethënë, bënë që të pushoi lemza. Kur diafragma tkurret pa vetë dije, detyron që të bëhet një frymëmarrje e pa vullnetshme, e cila ndërpritet nga epiglota, një kërce që gjendet në fyt pas gjuhës.  Pra kjo lloj mbyllje e me njëhershme është ajo që nxjerrë tingullin karakteristik të lemzës.

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of