Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Një shprehje në shqip është: Shi me sy dhe plasë me zemër. Dhe sa e vërtetë është kjo shprehje për ata persona që vuajnë nga hemorroidet! Në raste festimesh gatuhet një shumëllojshmërie ushqimesh. Por mjerisht këto ushqime nuk bëjnë mirë tek çdo person. Një nga grupet që duhet të bëjnë kujdes janë edhe ata që vuajnë nga hemorroidet. Për këtë arsye në këtë artikull japim disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet.

Ja çfarë duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga hemorroidet

Kirurgët e specializuar bëjnë thirrje që personat të cilët vuajnë nga hemorroidet duhet të bëjnë shumë kujdes me ushqimet. Por kujdesi më i madh duhet të bëjnë me ushqimet ne kohë festash, pasi janë të shumta si në shumëllojshmëri, ashtu edhe në bollëk.

Sipas mjekëve kirurg ushqimet që duhet të shmangin ata që vuajnë nga sëmundja e hemorroideve janë:

  • Ushqime që janë të varfëra  me fibra siç janë: ëmbëlsirat, djathërat, mish.
  • Pijet e gazuara, kafe, alkool.
  • Brumëra, bukë të bardh, makarona me miell të bardh.
  • Gatime pikante, të skuqura, të tymosura.
  • Ushqime të përpunuara që përmbajnë natrium me shumicë.
  • Në përgjithësi ushqime që janë të pasura me dhjam.
  • Ushqime që janë gatuar me shumë sheqer.

Ushqimet e lartë përmendura duhet të shmangen në mënyrë kategorike nga të gjithë ata që vuajnë nga hemorroidet. Këtë që duhet ta dinë edhe të afërmit e personave që vuajnë nga hemorroidet, që të mos i tundojnë ose detyrojnë të hanë këto ushqime që mund t’u bëjnë keq.

Çfarë duhet të hanë ata që vuajnë nga hemorroidet

Por gjithsesi mos u ndieni keq, ka akoma shumë lloj ushqimesh që janë si të shëndetshme ashtu edhe të kënaqshme. Ndër ushqimet që mund të konsumoni janë:

  • Ushqime me përbërje integrale,  drithëra, bukë, makarona integrale dhe oriz të zi.
  • Ushqime rrënjore, në veçanti patate dhe rrepa.
  • Perime të freskëta ose të pagatuara, sallatë jeshile, ullinj, domate, sallator dhe karota.
  • Fruta të freskëta ose të thata, si mejdar, kajsi, zerdeli, kumbulla dhe mandarinë.

Dhe diçka të fundit, duhet të pini të paktën 6 deri në 10 gota uji në ditë. Madje sa më shumë uji të pini aq më mirë është. Këto ishin disa këshilla dhe sugjerime për sa përket kujdesit që duhet të tregoni gjatë ushqimeve në raste festive. Duhet të keni diçka ndermen gjithmonë: nëse nuk kujdeseni ju vetë për shëndetin tuaj mos prisni të kujdesen të tjerët.

Burimi: Dieta me te mira ne bote

Check Also

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Shqipëria mund të ndodhet vetëm një hapë larg koronavirusit

Nga dita e djeshme (30 Janar) Greqia është në gjendje alarmi në lidhje me koronavirusin. …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x