Korowai: Një fshat ndërtuar mbi pemë

Fshati Korowai
Fshati Korowai

Brenda në thellësi të xhunglës në një zonë të paarritshme në jug të krahinës indoneziane të Papua, gati 150 kilometra larg nga deti Arafura, jeton fisi Korowai në fshatin me të njëjtin emër. Korowai është një fisi i izoluar plotësisht nga pjesa tjetër e botës. Korowai janë gjahtarë dhe fruta mbledhës që jetojnë në një komunitet  të vogël me lidhje tradicionale familjare që duhet të ndajnë me njëri tjetrin çfarë do gjëje që kanë për të mbijetuar. Fshati i tyre është plotësisht i ndërtuar mbi pemë. Deri në zbulimin e tyre nga një misionar Holandez më 1974, fisi Korowai nuk kishte pothuajse as një lidhje me botën e jashtme.

Korowai: Një fshat ndërtuar mbi pemë

Shtëpitë-pemët  gjenden në lartësi nga 6 deri 12 metra, por disa e tejkalojnë dhe lartësinë 35 metra nga toka. Dhe si shtyllë mbështetëse kryesore janë pemët shumë rezistonte Banyan që lulëzojnë në rajon. Si materiale bazë për ndërtim janë drurët dhe gjethet, kurse lëvizja nga njëra shtëpi në tjetrën bëhet me anë të shkallëve. Fisi ruan në mënyrë fanatike traditat. Kurse kontakti i tyre me botën e jashtme është i kufizuar dhe i përket vetëm një numri të kufizuar të njerëzve të fisit. Këta shkojnë në fshatra të tjerë përreth që të shesin gjërat e tyre, si fruta por dhe gjëra të tjera që nxjerrin nga pylli.


Për sa i përket veshjes, janë shumë ekonomikë, si mund ta shikoni dhe nga fotografitë e bëra, pasi nuk mbajnë as gjë veshur. Dhe për ata është mese normale, pasi si gratë dhe burrat mbajnë vetëm me ndonjë gjethe për të mbuluar lakuriqësin e tyre.

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x