Lepuri dhe Pashka Katolike fakt dhe realitet

Lepuri dhe Pashka Katolike

Në qendër të Evropës, në Munih të Gjermanisë, ndodhet një muze origjinal ku ruhen koleksione lepujsh pashke nga e gjithë bota. Atje ka më shumë se 2 mijë të tillë. Lepujt, së bashku me vezët e kuqe, duket filluar që nga shekulli i 16-17, janë simboli kryesor i Pashkëve të Mëdha për të gjithë të ashtu quajturit të Krishterë. Dokumenti i parë, ku përmendet ky simbol, është Trakti i Vezëve të Pashkës. Në këtë trakt, Gjeog Frank fon Frankenay pohon se lepujt janë bërë simbol i Festës Pranverore të Pashkës sidomos ne Elsas.

Po çlidhje ka lepuri me Pashkën?

Historia e shenjtërimit të kësaj kafshe të butë i ka rrënjët në lashtësi. Lepuri ka qenë shoqëruesi numër një i Easterës. Me pjellorinë e tij mahnitëse, ai simbolizonte vazhdimësinë e sigurt të llojit të vet.

Lepuri dhe Pashka Katolike fakt dhe realitet

Ka edhe një shpjegim tjetër: Festa e Pashkës vjen të dielën e parë pas Hënës së plotë, që pason barazimin e ditës me natën në prill dhe lepuri mendohet se është kafsha e Hënës. Në Evropën Mesjetare, ishte mbisundues mendimi se vezët e kuqe të Pashkës i sjell pikërisht lepuri. Që në atë kohë, u krijua tradita që të endeshin qilima të vegjël, ku të pikturoheshin lepuri dhe shporta me vezë pranë. Pelegrinët i merrnin këta qilima me vete kur niseshin për rrugë. Qarkullonte një legjendë se lepujt i fshihnin ato vezë në kopshte dhe fëmijët shkonin e i gjenin. Që nga ajo kohë, lepuri është bërë një nga personazhet për fëmijët. Edhe sot në ditët tona ëmbëltoret vazhdojnë të përgatisin çokollata e ëmbëlsira si lepuj. Sipas disa statistikave vetëm në Gjermani shiten për pashkët dhjetë mijë ton lepuj-çokollata.

Sa shumë ndryshime që janë bërë nga qëllimi fillestarë i festimit të Pashkës.

 

Check Also

Fluturimet me te shkurtra me avion!

Fluturimet me te shkurtra me avion!

Fluturimet me te shkurtra me avion! Disa mund ta konsiderojnë udhëtimin me avion si diçka …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x