NASA ka zbuluar 2 palnete te “banuara”

Pamje nga Nova virtual telescope
Pamje nga Nova virtual telescope

Me sa duket NASA ka mbaruar fondet, ose do te justifikoi disa shpenzime dhe si gjithmonë është metoda e vjetër: Zbuluam një planet që ka uji dhe jetë! Por nejse, kërkimi për dy planetë binjakë si Toka, ka nxjerrë në dritë dy kandidatët më interesantë deri më tani. Shkencëtarët thonë se këto botë të reja kanë masën dhe distancën e duhur prej yllit mëmë, ndaj mund të pritet që në sipërfaqen e tyre të gjendet ujë.

NASA ka zbuluar 2 palnete te “banuara”

Por asgjë nuk dihet me siguri. Teleskopi “Kepler” po vazhdon kërkimet mbi planetët, të cilët ndodhen 1200 vite-dritë larg nesh. Sipas udhëheqësit të projektit të NASA-s, Bill Borucki, këta dy planetë i afrohen më shumë asaj që po kërkojnë shkencëtarët, të cilët nga ana e tyre janë shumë të kënaqur me rezultatet.

Që prej vitit 2009 shkencëtarët e NASA-s kanë kërkuar për planetë të ngjashme me Tokën dhe që mund të jenë të banueshëm. Deri më tani ata kanë zbuluar 100 planetë të mundshëm.

Hulumtuesit shprehen se këta dy planetë janë me shumë gjasa të duhurit. Planetët së bashku me pesë të tjerë rrotullohen rreth një ylli të vogël, të ftohtë dhe më të vjetër se dielli ynë. I quajtur Kepler-62, ky yll gjendet në konstelacionin Lyra. Dy planetët e rinj janë quajtur Kepler-62e dhe Kepler-62f.

Masa e tyre tregon se ata janë ose shkëmbor si Toka ose përgjithësisht të mbuluar nga akulli. Ata duken shumë të vegjël për të qenë botë të gazta, si Neptuni ose Jupiteri.


Kepler-62f është vetëm 40 për qind më i madh se Toka, duke e bërë atë planetin më të ngjashëm me atë tonin. Nga ana tjetër Kepler-62e është rreth 60 për qind më i madh se planeti Tokë.

Burimi: Gazeta-Shqip

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of
trackback

[…] më 6 gusht të vitit 2012. Me rastin e përvjetorit të një viti nga dërgimi i tij historik, NASA publikojë në media një video mahnitëse që përmban 548 imazhe nga Planeti i Kuq dhe përshkruan […]