Nje pamje paraprake e kafshve ne Parajse

Zemanta Related Posts ThumbnailËshtë njësoj si të lexosh në Bibël për Parajsën: tre kafshë që vështirë se shkojnë me njëri-tjetrin kapërcejnë “divergjencat” dhe krijojnë një miqësi të adhurueshme. 

Nje pamje paraprake e kafshve ne Parajse

Një luan i vogël me emrin Simba (si tek filmi Mbreti Luan), një lepur me emrin Thumper dhe një qen me emrin Monty rriten së bashku në Edinburg. Kjo ndodh në shtëpinë e dy punonjësve të një kopshti zoologjik.
Treshja e kalon ditën duke luajtur dhe videot e tyre kanë bërë xhiron e botës pasi janë publikuar në internet. Simba, i cili është 13-javësh u largua nga nëna e tij në kopshtin zoologjik të Edinburgut pasi u sëmur dhe gjatë kohës që qëndroi në shtëpi krijoi lidhje të ngushtë me lepurin dhe qenin.

Gjithsesi, një shoqërie të tillë do i vijë fundi pas shërimit të plotë të Simbës. Luani do të kthehet tek familja e tij e vërtetë së shpejti edhe për faktin se po rritet shpejt dhe nuk mund t’i zësh më besë.

Kujdestari i tij shpjegon në një video të publikuar në Youtube: “Sa më shumë rritet, aq më shumë egërsohet. Kur shkoj në mëngjes në tualet gjej një luan që më vërsulet tek këmba.”

Check Also

Kafshe te embla shijojne vjeshten!

Kafshe te embla shijojne vjeshten dhe bëhen gati për të t’u përgatitur për një dimër …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x