Uruguai: Projektligj per legalizimin e kanabisit

Uruguai: Projektligj per legalizimin e kanabisit
Uruguai: Projektligj kanabis

Presidenti i Uruguait José Mujica deklaroi dje që është i gatshëm të japë dorëheqjen, nëse shteti “e kapërcen” legalizimin e kanabisit, e cila është pjesë e programit për miratim, pas aprovimit nga parlamenti pritet që të miratohet edhe nga Senati.

“Bëhet fjalë për një eksperiment. Sigurisht, si në çdo eksperiment, ekziston rreziku dhe për këtë duhet të jemi vigjilent që të mos na dale jashtë kontrollit, nëse ndodh atëherë duhet që të tërhiqemi. Nuk duhet që të këmbëngulim”, deklaroi në intervistën për Agjencinë Franceze të Lajmeve. Parlamenti e miratojë në fund të qershorit këtë projektligj, i cili ngeli pezull nga Senati, dhe ku e vonë Uruguain që të jetë vendi i parë në botë ku shteti do të kontrollojë edhe shitjen e lëndës narkotike kanabis.

“Duhet të kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtarë për të na ndihmuar”, shtoi José Mujica duke pranuar se shtet fqinje, si Argjentina dhe Brazili, mund të jenë në merak për këtë projektligj, “por në të njëjtën kohë do të na vëzhgojnë me interes”.

“Besoi se do të mundemi vërtetë për të ofruar diçka njerëzimit. Të bëhemi fushë testimi që lejon krijimin e metodave për përballimin të këtyre problemeve, për të pasur alternativa të reja për përballimin e varësisë nga narkotika”. “Pranoi se mund të ketë rreziqe dhe kjo është e sigurt. Por atë që dimë tashmë është se rruga që kemi marrë deri tashmë nuk ka arritur që të përballojë këtë problem”.

Presidenti i Uruguait theksoi se synimi i këtij projektligji nuk është çlirimi i plotë nga kanabis, por i kontrollit të tij nga shteti. Dhe rikujtoi se qeveria do të rrisë dënimet me burgim për personat që e kultivojnë kanabisin por që nuk janë regjistruar si përdorues të sajë.

“Mos kini dyshime. Për të gjithë ata që nuk e deklarojnë, do të merren masa të rënda”, theksoj José Mujica. Përdorimi i kanabisit nuk dënohet në shtetin e Uruguait, kurse për tregtinë e saj po. Nëse projektligji miratohet nga Senati, përdoruesit banorë të Uruguait, të rritur dhe që janë të regjistruar si përdorues, do të mund të blenë deri në 40 gram në muaj në farmaci të posaçme.

Presidenti i Uruguait deklaroi tani afër se do mundohet të bind partnerët e vetë, 62 për qind e të cilëve janë kundër të këtij projektligji, sipas një publikimi të afërt, aspektet pozitive të këtij «ksperimenti» është se “është në dobi të të gjithë botës”.

José Mujica deklaroi se synimi kryesor e këtij projektligji ndarja e përdoruesve nga ajo e rrjetit të krimit të organizuar dhe e luftimit të trafikimit narkotik, i cili i kushton shtetasve uruguaianë rreth 80 milion dollarë.

“Nuk duam që ta dorëzojmë treg tek trafikantët e narkotikës. Këtu nuk është puna se duam të mbrojmë mariuanën. Asnjë varësi nuk është e mirë”, tha presidenti Mujica.
Në lidhje me pyetjen nëse projektligji është hapi i parë për legalizimin në të ardhmen edhe për narkotikat e rënda, José Mujica e mohoi që të arrijnë deri në atë fushë.

“Asaj që i frikësohem më shumë ajo që do të vijë. Dhe ajo që vjen është narkotika sintetike, pra ajo që prodhohet në fabrika, kurse kanabis është një narkotik që vjen nga bujqësia dhe është e lehtë për ta kontrolluar, nëse duam, kuptohet.” , ka përfunduar presidenti i Uruguait   José Mujica

 

Check Also

Cila është e vërteta e koronavirusi

Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

1 Comment
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x