Punojnë shtatë orë në javë, pavarësisht nga kushteve klimaterike, asnjëherë nuk shkojnë për pushime, nuk marrin ryshfete dhe më e bukura nga të gjitha është se… asnjëherë nuk duan shpërblime! Janë polica rrugorë prej … kartoni që vështrojnë shoferët kudo që ndodhen! Qyteti Bangalore në Indi përballon shumë probleme serioze ne lidhje me qarkullimin e makinave nëpër rrugë dhe të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
India mbushet me polica rrugorë prej kartoni!
Megjithëse numrin e kufizuar të makinave, përqindja e aksidenteve me pasoi vdekjen është rritur ndjeshëm, duke regjistruar dy vdekje nga aksidentet rrugor në një ditë të vetme! Qytetit i nevojiten të paktën 6.000 polica rrugorë që të kenë situatën nën kontroll. Por puna është se në qytet ka vetëm 3.000 policë. Në vend që të rekrutojnë forca të reja, Organet lokale arritën në një përfundim të zgjuar që të mund të bënin sado pak shoferët që të tregoni më shumë kujdes. Polici i ri rrugor nuk kërkon as një lloj shpenzimi, është në një madhësi natyrale, krejtësisht prej kartoni dhe vendosen në rrugët më të populluara të qytetit.