10+1 emra të çuditshëm fëmijësh nga prindër kompjuteristë!

Emra fëmijësh të çuditshëm
Emra fëmijësh të çuditshëm

Artikulli i radhës në Mos e Beso po Deshe do t’iu sjellim njëmbëdhjetë emra fëmijësh që prindërit iu kanë vënë vogëlushëve të tyre. Vërtet interesante, por bëhet fjalë për njëmbëdhjetë familje që për arsyet e tyre personale vendosën që tu  vendosnin fëmijëve të tyre emra mjaft  të çuditshëm por shumë të dëgjuar për kohën tonë. Por me sa duket janë shumë të ndikuar nga kompjuterët elektronik, interneti dhe nga rrjete shoqërore më të dëgjuar të kohës që jetojmë.

10+1 emra të çuditshëm fëmijësh nga prindër kompjuteristë!

 

  1. Hashtag Jameson është emri një vajze të vogël. Prindërit u frymëzuan të quanin kështu vogëlushen e tyre nga thurja (#) që rrjeti social Twitter përdorë për etiketa.
  2. Like është emri i një tjetër vogëlusheje që lindi në vitin 2011 nga Izraeli. Prindërit e saj vendosën qa quanin vajzën e tyre Like, dhe arsye sipas tyre ishte se donin që fëmija i tyre te kishte një emër që nuk e kishte as një tjetër në Izrael dhe ky ishte emri i vetëm.
  3. Bane është një tjetër emër jo i zakonshëm i një fëmije nga Britania. Bane është armiku i njohur i Batmainit. I ati i fëmijës, lojtar i regbi, u ka vënë të gjithë fëmijëve të vetë emra të çuditshëm.
  4. @ iu duket interesante apo jo, prisnit ndonjë emër?! Por ky ka është emri që një çift nga Kina ka quajtur fëmijën e tyre. Megjithëse duket shumë i çuditshëm por është interesant fakti se simboli @ në gjuhen kineze tingëllon me një shprehje që do të thotë  «Duaje».
  5.  Jed I. Knight është emri një djali, ku prindërit e tij të pasionuar pas Star Wars vendosën të qanin kështu fëmijën e tyre.
  6. Oliver Google Kali e quajtën prindërit e djalin e tyre. Pra duket se prindërit e tij janë admirues së motorit të kërkimit në internet të famshmit google.
  7. Facebook është emri i një vajzë nga Egjipti. Prindërit e vogëlushes vendosën ta quanin kështu vajzën e tyre për të treguar mirënjohje kundrejt rrjetit social për mbështetjen që dha në kryengritjen që u bë kundër Mubarak.
  8. New Folder është emri i një djali nga SHBA. Prindërit e tij nga Teksas pas një sërë polemikash për emrin e fëmijës më në fund vendosën ta quanin New Folder ( dosje e re). Por mirësisht ky emër është momental, derisa prindërit e tij të zgjidhin konfliktin.
  9. Dovahkiin është emri i një tjetër fëmijë i lindur më 11/11/2011. Prindërit i vunë këtë emër si përgjigje të sfidës që bëri kompania e lojës Elder Scrolls V: Skyrim.
  10. ESPN  është një tjetër emër i një fëmije amerikan. Duket se prindërit i vunë këtë emër të nisur nga emri i një rrjeti atletik. Interesant, por jo unik, pasi në SHBA janë të paktën dy fëmijë me këtë emër.
  11.  Jon Blake Cusack 2.0 është emri i një tjetri amerikan. Por është interesantja? Fakti që Jon Blake Cusack quhet i ati por në vend të shumë përdorshmes «junor» ai vendosi te vinte 2.0!

Nëse doni tu vini emra të bukur fëmijëve tuaj vizitoni Emra fëmijësh

Check Also

Fëmija thith gishtin

Fëmija thith gishtin; Pasojat që mund të ketë

Fëmija thith gishtin? A keni pyetur ndonjëherë veten se përse fëmijët thithin gishtin e madh? …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

4 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
Anonymous
9 years ago

Hahaha duet windows 10

Anonymous
9 years ago

Ti Vejn naj emer windows 7

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x