Kinez gamer jeton ne internet kafe prej 6 vjetësh

Kinez gamer jeton ne internet kafe prej 6 vjetësh
Kinez gamer jeton ne internet kafe

Kinez gamer jeton ne internet kafe prej 6 vjeteshEmri i tij është Li Meng dhe jeton në një internet kafe për gati gjashtë vjet. Dhe kur themi «jeton», e kemi në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo histori doli në dritë nga një publikim i agjencisë Times e Pekinit. Djaloshi në fjalë e kalon çdo ditë kohën e tij në një internet kafe në provincën e Jilin dhe qytetin e Changchun që gjendet në verilindje të Kinës.Liu largohej nga internet kafeja vetëm  kur kishte uri dhe vinte në shtëpi për të mbushur stomakun ose për tu shkarkuar, domethënë në tualet.

Kinez gamer jeton ne internet kafe prej 6 vjetësh

Gazetari që bëri reportazhin u mundua të bisedonte me Liun, por gamer (lojtari) i paepur nuk shpërqendrohej për as një lloj bisede. Por të vetmen gjë që arriti të mësonte  nga Liu, ku gjatë gjithë kohës së bisedës shikonte vetëm ekranin, ishte se të ardhurat e tij ishin 2000 RMB (250 euro) në muaj, nga të cilat shpenzonte 500 RMB (63 euro) për abonimin e tij në internet kafe.

Varësia e Liut filloi kur ai u diploma nga Universiteti para gjashtë vjetësh. Reporteri deklaroi se «sigurisht që djaloshi kishte kohë që nuk kishte shkuar tek parukeri»,  ndërsa një frekuentues i rregullt i internet kafes referoi në mënyre karakteristike: «Liu vjen natën dhe fle në kafene ditën. Dhe ndonjëherë del jashtë për të bërë banjë».
Ndërsa pronari i internet kafes, gjithashtu deklaroi se Li Meng nuk bisedon me askënd gjatë ditës. «Dy psikologë u munduan që t’i afroheshin, por iu kundërvu dhunshëm» shtoi pronari i internet kafes.


Nëpërmjet kësaj historie të vërtetë, Media Kineze mundohen tu tregojnë të botës që të ndërgjegjësohen  për si i përket çështjes me varësin nga interneti. Kjo çështje është bërë shumë serioze pasi ka marrë përmasa alarmuese dhe për këtë arsye, sipas businessinsider, në vitin 2010 është krijuar një kamp posaçërisht për fëmijët që janë të varur nga lojërat në interneti./sq.siteluka.com/

Check Also

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet e varesine ndaj substancave narkotike

Perdorimi i rrjeteve sociale krahasohet me varesine ndaj substancave narkotike

Adoleshentët që përdorin rrjetet sociale në internet, si Facebook, përfundojnë që të krijojnë një varësi …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x