Cilat jane sendet e ndotura ne shtepi? Është një pyetje me vend që shumë nëna dhe baballarë mund ta bëjnë për të siguruar një ambient sa më higjenik në shtëpi për familjarët e tyre të dashur. Shumë mund të mendojnë për oborrin e shtëpisë, kush ka një shtëpi përdhese, ose dyshemenë e shtëpisë. Madje disave mund t’u shkoi mendja edhe tek WC-ja, pra tek dorezat e tualetës ose tek kapakët e wc-ve, por një studimi të bërë kohët e fundit ka nxjerr disa fakte “shokuese”. Pse? Sepse sendet më të ndotura në shtëpi janë peshqirët, pra ata që mendojmë se janë më të pastrit dhe higjienik.
Cilat jane sendet e ndotura ne shtepi?
Por përse paska kaq shumë mikrobe në peshqirë? Kjo ndodh për dy arsye: e para, peshqirët mund të qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë, duke iu lejuar mikrobeve të shtohen, dhe e dyta, për faktin se përdoren në vendet më të ndotura të shtëpisë.
Shkencëtarët besojnë se në përgjithësi peshqirët ka mundësi të jenë më të ndoturit me baktere nga të gjitha sendet e tjera. Përse? Sepse përdoren për të fshirjen e duarve dhe të sipërfaqeve që mund të kenë rënë në kontakt me mish të njomë.
Për më tepër lexoni artikullin e plot Sendet e ndotura ne shtepi.
Artikulli ne linkun e më lart tregon edhe disa mënyra se si mund të dezinfektojmë peshqirët për t’i pasur sa më higjienik dhe kështu mund të ruhemi nga infektimi i ndonjë sëmundje të mundshme. Pasi dashur pa dashur mund të infektohemi me sëmundje të ndryshme që mund të jenë aq të rrezikshme sa të bëhen kërcënuese për jetën tonë.