Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Si të Merrni Lejen për ne europe

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS. Nga janari 2025, qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të marrin një leje për të udhëtuar në vendet e Shengenit. Shqipëria është një nga 60 vendet që do të përfshihen në sistemin e ri të quajtur ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtim). Ky sistem ka për qëllim të përmirësojë menaxhimin e kufijve të Bashkimit Europian, duke kërkuar një konfirmim online përpara nisjes së udhëtimit.

Aplikimi për Udhëtim në BE: Si të Merrni Lejen për Sistemin ETIAS

Si funksionon ETIAS?

Çdo udhëtar mbi 18 vjeç duhet të aplikojë online duke plotësuar të dhënat e pasaportës. Aplikimi kushton 7 euro dhe leja është e vlefshme për tre vite. Për të miturit nën 18 vjeç dhe për personat mbi 70 vjeç, aplikimi është falas. Pasi të plotësohet aplikimi, konfirmimi dhe një kod unik do të dërgohen me email. Ky kod duhet të ruhet me kujdes.

Rregullat dhe Këshilla për Aplikimin:

  • Leja e udhëtimit ETIAS nuk zëvendëson kontrollet në kufijtë e Shengenit. Çdo vend i Shengenit ka të drejtën të kërkojë dokumente shtesë dhe të refuzojë hyrjen, nëse është e nevojshme.
  • Nëse pasaporta ndryshohet gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes, duhet bërë një aplikim i ri.
  • Koha maksimale e qëndrimit mbetet 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
  • Aplikimi duhet bërë sa më herët para udhëtimit, pasi korrigjimet e mundshme në të dhëna mund të zgjasin deri në 30 ditë.

Vendosja e Shqipërisë në Hartën e Sistemit ETIAS

Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të jetë pjesë e këtij sistemi të ri. Përveç Shqipërisë, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera nga e gjithë bota. Ky sistem pritet të hyjë në fuqi në janar 2025, me një periudhë prove gjashtëmujore.

Përgatituni që nga tani dhe sigurohuni që të keni gjithçka të nevojshme për të udhëtuar pa pengesa në hapësirën Shengen!

Check Also

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Arsyet përse emigrojnë të rinjtë

Vitet e fundit nga Shqipëria po largohen shumë të rinj, por keni menduar se cilat …

Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Newest
Oldest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x