RedLove molle apo domate?

Është një pyetje që duket e çuditshme por këtë mendon sapo shikon frytin e quajtur RedLove. Ky varietet i veçantë molle ka dalë në raftet e dyqaneve të Britanisë së Madhe këtu e dy vjet më parë. Mollët e kësaj kategorie nuk janë të kuqe e të bukura vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda!
Harrojeni ngjyrën e bardhe të mollëve tradicionale. Ky është fryti i një bujku që është munduar për rreth 2 dekada, më në fund molla e re që të kujton domate… është e vërtet.
Sipas mediave Britanike tashmë shumë prodhues mendojnë të kultivojnë këtë varietet të ri për ta disponuar në një shkallë më të gjerë.
SiteLuka Shqip Nje faqe me studime shëndetësore dhe hulumtime shkencore.