Arrestohet prifti pedofil
Prifti u arrestua në Palermo ku edhe shërbente prej pak kohësh. Autoritetet ranë në gjurmët e tij teksa po hetonin në një operacion anti-drogë. Prokurorët zbuluan se i dyshuari i tyre si shpërndarës droge kishte raporte seksuale me priftin dhe për këtë nisën një hetim paralel.
Me thellimin e hulumtimit, autoritetet zbuluan se viktima të priftit pedofil kishin rënë edhe disa fëmijë të tjerë të grupmoshave të ndryshme. Ata mashtroheshin nga “kleriku” i cili u thoshte se “raportet seksuale kryheshin për qëllime mjekësore”.
Kundrejt “shërbimit për mjekësinë”, prifti paguante viktimat e tij nga 50 deri në 300 euro dhe plotësonte një formular në mënyrë që t’u mbushte mendjen fëmijëve se gjithcka bëhej për studime mjekësore sekrete që ata nuk duhet t’i rrëfenin me askënd.
Prifti aktualisht ndodhet në gjendje arresti. Policia italiane dyshon se viktima të mashtrimit të tij mund të jenë nga 14 deri në 18 fëmijë e të rinj.
Burimi:Top-Channel