Bostani me i vogel ne bote me shije trangulli (foto)

Pepquinos bostani me shije trangulliNë jetën tonë objektet sa vijnë edhe bëhen gjithnjë e më të vogla. Kjo gjë na duket normale kur kemi të bëjmë me telefonat celular, bateri ose produkte të tjera teknologjike. Por nëse flasim për bostan atëherë gjërat ndryshojnë. Gjëja e parë që mund të na vijë ne mendja mund të jetë një farë hibride. Por kur flasim për Pepquinos bëhet fjalë për një bimë 100% fiziologjike. Pepquinos është një bimë që rritet prej qindra vitesh në Amerikën e Jugut.

Pepquinos ka gjatësi vetëm 3 centimetër dhe diametër 2 centimetër dhe përveç madhësisë së tij për sa i përket pamjes së jashtme ka një ngjashmëri shumë të madhe me shalqinjtë. Por për sa i përket përbrenda të habit vërtetë pasi ka një brumë të jeshil si ajo e një trangulli. Por edhe shija është e ngjashme me atë të trangullit dhe për këtë përdoret si meze, përbërës për sallatat e verës por edhe si i skuqur.

Bima e rrallë e  Pepquinos u zbulua tani afër, në vitin 1987, nga një kompani holandeze e cila fillojë ta kultivonte dhe të shiste farat. Në fillim kultivimi fillojë në SHBA dhe në Azi kurse popullaritet për të provuar shijen e tij rritet me të shpejtë.

 

Leave a Reply

avatar

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Notify of